UBT

Velekinca me kërkesë publike për Liburn Aliun: Vizitojeni lumin “Morava e Binçes” që po dëmton gjithçka

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe Ministri Liburn Aliu vizituan dje disa Lumenjë në Gjilan e nuk e vizituan lumin kryesor të Gjilanit, “Morava e Binçes” i cili kalon nëpër fshatin Velekincë. Një Lum i cili është ngulfatur nga hedhja e mbeturinave të ndryshme dhe shkurreve të cilat pengojnë në masë të madhe qarkullimin e ujit. Minister Aliu gjeni kohë dhe vizitoni këtë Lum dhe evitoni vërshimet dhe shpëtoni kulturat bujqësore që janë shumë me rëndësi për banorët e këtij fshati thuhet në letrën e Skender Bajramit kryetar i fshatit.

Ky Lum sa herë ka të reshura të shiut del nga shtrati dhe vërshon tokat bujqësore ku shkatërron të gjitha të mbjellurat si Misrin Grurin e kulturat të ndryshme bujqësore.

RCCOLA

Ne si këshill i fshatit Velekincë me datë 11.10.2024 kemi bërë shkresë zyrtare Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) në Gjilan, që ta bëj pastrimin e këtij Lumi ku nga e njëjta Drejtori me datë 17.10.2024 marrim përgjigje me shkrim se Lumi “Morava e Binçes”, nuk është kompetencë e Komunës së Gjilanit po është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ministër Liburn Aliu e ju Kryetar i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni gjeni kohë dhe vizitoni këtë Lum dhe evitoni vërshimet dhe shpëtoni kulturat bujqësore që janë shumë me rëndësi për banorët e këtij fshati.
Me respekt kryetari i fshatit Velekincë.
Skender Bajrami