GRANDEMALL

Veç Hashimin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kongresi i PDK’së mbahet në janar. Aty do të votoj për Hashim Thaçin, edhe nëse kundërkandidat i tij do të jetë Fatmir Limaj, Kadri Veseli apo vetë unë. Partitë e tjera po mendojnë se e vetmja shpresë për të ardhur në pushtet, është ndarja e PDK’së. Por kjo nuk do të ndodhë. Dialogu Kosovë-Serbi përfundon brenda një viti. Hajredin Kuçi, Nënkryetar i PDK’së, flet për Express.

Express: Në fillim të këtij muaji ka nisur procesi zgjedhor brenda PDK’së, kur do të përfundojë ky proces dhe a pritet që këtë vit të mbahet Kongresi?

Kuçi: Pas vendimit të Këshillit Drejtues, Kryesia ka vendosur dhe tanimë janë duke u zhvilluar zgjedhjet nëpër seksione dhe nëndegë, po ashtu edhe në nivel dege. Ne presim që deri më 15 dhjetor të kryhet afati i procesit zgjedhor nëpër degë dhe pastaj degët t’i delegojnë anëtarët e tyre për nivel qendror. Dhe ndoshta ka ende nevojë për përgatitje por jam i bindur që mesi apo gjysma e dytë e janarit është kohë perfekte që të mbahet Kongresi Zgjedhor i Partisë Demokratike. Pra ka nevojë për përgatitje teknike, për lajmërim paraprak të anëtarëve të Kuvendit të rinj të zgjedhur, pas zgjedhjeve nëpër degë, dhe besoj që ajo është koha optimale

Express: Në disa tubime elektorale, kryesisht keni marrë pjesë ju dhe z. Kadri Veseli. Çfarë po ndodh me pjesën tjetër të udhëheqjes së PDK’së, pse ata nuk janë në tubime, p.sh. Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj?

Mobi Casa

Kuçi: Jo, unë nuk kam marrë pjesë në tubime elektorale, kam marrë pjesë me Kryeministrin, kur ka qenë në kontakte me degë dhe natyrisht që kam marrë pjesë me zotin Veseli, në kuadër të tubimeve për pranimin e anëtarëve të rinj. Natyrisht që kjo është ende në nivelin e nëndegëve dhe seksioneve, por kur të fillojë procesi zgjedhor nëpër degë, atëherë Kryesia do të caktojë delegacionin që do të shkojë të marrë pjesë në kuvendet zgjedhore dhe do t’i monitorojnë ato dhe me siguri do të jetë një shpërndarje e drejtë dhe e plotë.

Express: A është ky një shembull se nëse kundërshtoni politikat e partisë, automatikisht ndodh izolimi juaj?

Kuçi: Jo, absolutisht, unë mendoj që nuk është e drejtë të bëhet ashtu, përkundrazi mendoj që të gjithë janë të barabartë. Po ashtu duhet të them se asnjë nuk kemi marrë pjesë në ndonjë kuvend zgjedhor se ende nuk janë mbajtur kuvendet zgjedhore. Pastaj kontaktet me degë dhe me anëtarët e rinj, secili është i lirë që t’i bëjë në formën e njëjtë, por kjo nuk do të thotë ta bëjë për ta eliminuar ndokënd, por që të forcohet PDK’ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.