UBT

Vdes i riu shqiptar në aksident në Itali

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti automobilistik. Autori, një shtetas italian u dorëzua një ditë më pas në polici.

Klajdi Kasa 23 vjeç, djali i plagosur në aksidentin rrugor në Brescia ka ndërruar jetë në spital. Një bergamask dorëzohet te karabinierët e Grumello del Monte-s dhe deklaron se e ka qenë ai në timon të makinës që ka shtypur djalin, por pohon se nuk e dha ndihmën e shpejtë në kohë sepse “ishte në gjendje konfuzionale”, raporton BW.

Sot në mëngjes ndërroi jetë në spital të Brescias, Klajdi Kasa, 23 vjeçari që u shtyp me makinë ndërsa kthehej në shtëpi nga puna. I riu u gjet buzë rruge pa ndjenja në orën 2.30 duke gdhirë e diel, 28 tetor, nga kalimtarë të rastit.

Eco Higjiena

Me të mbërritur në spitalin civil të Brescias u kuptua se gjendja e tij ishte shumë e rëndë: nuk vlejti për t’i shpëtuar jetën as ndërhyrja kirurgjikale për reduktimin e plagëve të brendshme. “Nuk na e priste mendja kurrë që dita e parë e punës të kthehej në një tragjedi të tillë” thotë i vëllai.

Shoferi që shkaktoi aksidentin fillimisht nuk ka ndaluar, as për të parë në ç’gjendje e kishte katandisur djalin. Vetëm të dielën, rreth orës 18.30, është dorëzuar në stacionin e karabinierëve të Grumello del Monte-s, brenda 24 orëve nga aksidenti duke shmangur kështu arrestimin. Sipas informacioneve të para, personi që ka shtypur Kasën është një i ri nga Bergamo.

Siç shprehen zakonisht të ashtuquajturit ‘piratë të rrugës’ edhe djali nga Bergamo u tha karabinierëve se në çastin e aksidentit ishte në gjendje konfuzioni ndaj edhe nuk ndaloi të ndihmonte të riun shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.