Dejona Mihali intervistohet nga Prokuroria Speciale
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është parë sot duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Telegrafi nga burimet e veta ka mësuar se Mihali po intervistohet për dy raste që kanë të bëjnë më korrupsion.
Lidhur me intervistimin e Mihalit, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, por që deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Ndryshe, Dejona Mihali mbanë pozitën si “Koordinatore e Komiteteve”, në LVV, që nga viti 2016./Telegrafi/