Gjashtë persona akuzohen për mashtrim, dhunë në familje, dhe posedim të substancave narkotike
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Dhuna në familje”./rajonipress/