GRANDEMALL

Vdes Chinua Achebe , ikona e letërsisë afrikane

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shkrimtari nigerian Chinua Achebe, një ikonë e letërsisë, romani i të cilit “Things Fall Apart”, i botuar në vitin 1958, tërhoqi vëmendjën botërore, vdiq në moshën 82-vjeçare.

Një autor i më shumë se 20 librave, Chinua Achebe ishte i njohur botërisht për rrëfimin e tregimeve afrikane një audience të gjerë.

Ai është shpërblyer me çmimin më të lartë të vendit të tij për arritje intelektuale, Shpërblimin Kombëtar Nigerian të Meritës.

Achebe është pjesë e rëndësishme e letërsisë afrikane dhe është i njohur në tërë kontinentin për romanet e tij, në veçanti ‘Anthills of the Savannah’, që ishte në listën e ngushtë për çmimin Booker në vitin 1987, dhe ‘Things Fall Apart’.

Ky i fundit u përkthye në disa gjuhë botërore. I vendosur në Nigerinë parakolonizuese, ‘Things Fall Apart’ portretizon historinë e një farmeri, Okonkwo, i cili lufton për të ruajtur zakonet e tij, pavarësisht presionit të kolonizatorëve britanikë.

FITORJA

Në një deklaratë, botuesi i tij Penguin Books e përshkroi atë si ‘shkrimtar briliant dhe gjigant të letërsisë afrikane. Nelson Mandela tha se ‘ai ia solli Afrikën pjesës tjetër të botës’.

Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan i bëri homazhe shkrimtarit Achebe, duke e konsideruar atë si një ikonë kulturore, nacionalist dhe artist.

Presidenti i Afrikës Jugore Jacob Zuma tha se ishte i pikëlluar nga humbja e ‘një kolosi të letërsisë afrikane’.

“Ishte në romanin e tij të famshëm ‘Things Fall Apart’ që shumë afrikanë e panë vetën e tyre në letërsi dhe në arte në kohën kur shumica e veprave për Afrikën ishin të shkruar nga joafrikanë”, tha Zuma.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.