Fundamenti

Vazhdon procesi i hartimit të Planit Lokal të Riintegrimit 2026-2028

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Është mbajtur takimi i radhës i Grupit Punues Ndërsektorial për hartimin e Planit Lokal të Riintegrimit 2026–2028 në Kamenicë.

Në takim mori pjesë edhe Koordinatori Rajonal nga Ministria e Punëve të Brendshme, z. Astrit Bajrami, i cili ofroi mbështetje profesionale dhe orientime lidhur me procesin e hartimit të planit, në përputhje me kërkesat ligjore dhe udhëzimet përkatëse.

Takimin e kryesoi Kryesuesi i Grupit Punues, z. Zijadin Thaqi, ndërsa procesi po koordinohet nga Zyrtarja Komunale për Riintegrim, znj. Kosovare Maroca.

ARKATANA

Gjatë takimit u diskutua progresi i deritanishëm, u identifikuan sfidat dhe u përcaktuan hapat konkretë për finalizimin e planit. Anëtarët e Grupit Punues po japin kontribut aktiv përmes propozimeve konkrete, analizës së nevojave dhe koordinimit ndërmjet drejtorive përkatëse, me qëllim hartimin e një dokumenti sa më funksional dhe të zbatueshëm.

Komuna mbetet e përkushtuar për bashkëpunim institucional dhe për hartimin e një plani gjithëpërfshirës, në shërbim të personave të riatdhesuar dhe integrimit të qëndrueshëm të tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.