FITORJA

Vazhdon fushata e korrje-shirjeve në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton se procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës ka filluar që nga data 6 Korrik me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, ndërsa më 9 Korrik ka filluar edhe korrje – shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit.

Hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve në komunën tonë ka filluar më datë 12 Korrik.
Sipas DBPZHR-së gjatë këtij viti pritet të korren rreth 1,100 ha me Grurë, 40 ha me Elb, 50 ha me Tërshërë dhe 40 ha me Trotikal. Kurse sa i përket procesit të korrje – shirjeve këtë vit do të marrin pjesë rreth 33 Autokombajna.

Nga kjo drejtori njoftojnë se sipas të dhënave nga fermerët, janë korrur rreth 385 ha. me Grurë (apo 35 %), kurse me Elb është korrur e tërë sipërfaqja që ka qenë e planifikuar për t’u realizuar për këtë vit me 40 ha.

Mobi Casa

Ndërsa Komisioni Komunal për korrje-shirje fillimisht ka bërë pranimin teknik të Autokombajnave ku më pas i ka pajisur me leje për korrje-shirje dhe ky komision do ta përcjell këtë proces që nga fillimi e deri në përfundim dhe se vëmendje të posaçme do t`i kushtohet humbjeve gjatë procesit të korrjes që ato të jenë sa ma të vogla, mbajtjen e rendit si dhe marrjen e masave parandaluese kundër zjarrit.

Komisioni njofton se sa i përket rendimentit të kulturave këtë vit është shumë më i mirë se nga viti i kaluar, sepse këtë vit kanë qenë kushtet atmosferike shumë më të mira.

“Pas informatave nga tereni, dhe varësisht nga parcelat e fermerëve, këtë vit rendimentet sillen rreth 4,000 -4,200 kg./ha për Grurë, kurse te Elbi është 3,200 kg./ha. Ne shpresojmë që kjo fushatë e korrje-shirjeve do të rrjedhë pa ndonjë problem të theksuar. Ne si komision i korrje-shirjeve, jemi duke u përpjekur që me përpikëri ta zbatojmë Rregulloren Komunale mbi korrje – shirjet. Procesi i korrje – shirjeve këtë vit ka filluar mbarë dhe kushtet klimatike janë shumë të favorshme për korrje”, thuhet në njoftimin e Komisionit Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.