Eko Higjiena

Vazhdojnë projektet në rregullimin e rrugëve bujqësore

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Realizimet e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e posaçërisht të atyre bujqësore, po vazhdojnë edhe më tej në komunën e Vitisë. Në realizim e sipër është një rrugë bujqësore në fshatin Podgorc.

UBT

Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen, kryetari i komunës Sokol Haliti sot ka vizituar këtë rrugë, ku edhe ka takuar banorët e kësaj zone, të cilët e kanë falënderuar atë për përkushtimin që t’iu ofrohen shërbime sa më të mira, gjegjësisht qasje në tokat e tyre bujqësore, përmes kësaj rruge./rajonipress/