ARKATANA

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në Stacionin Policor të Gjilanit ishin në vizitë rreth 30-fëmijë të institucionit parashkollor “INTEGJ” nga Gjilani. Fëmijët fillimisht janë mirëpritur nga Njësia e komunitetit ku janë njoftuar me punën dhe detyrat e përditshme të policisë. Vizita ka vazhduar edhe në zyret e njësive tjera të policisë ku dhe janë njoftuar më për së afërmi me ambientet e punës. Gjatë vizitës fëmijët kanë qenë të shoqëruar edhe me edukatoret e tyre ,të cilat edhe janë falënderuar për mundësinë që Policia e Kosovës gjithmonë shprehë gatishmërinë për të qenë afër dëshirave të fëmijëve.

Gjithashtu Njësia e komunitetit nga Stacioni Policor Gjilan ka realizuar ligjëratë me nxënësit e klasave të V-ta të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Velekincë, Gjilan.

Ligjërata është mbajtur me temën “Masat e Sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit”, ku nxënësit kanë pasur mundësinë që përmes kësaj teme të fitojnë njohuri rreth masave të sigurisë gjatë përdorimit të internetit si dhe parandalimin e keqpërdorimit të rrjeteve sociale.

GRANDEMALL

Në këtë ligjëratë kanë marrë pjesë rreth 60 nxënës, të cilët në vazhdimësi shprehën interesimin rreth temës dhe debatuan rreth përdorimit të duhur të rrjeteve sociale.

Njësia e komunitetit e policisë në kuadër të Stacionit Policorë të Gjilanit do të vazhdoj me aktivitetet e saja edhe në të ardhmen me komunitetin thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.