“Vatra” takon shoqatën “Handikos”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari “Lëvizjes Vatra”, Sejdulla Kadriu, së bashku me bashkëpunëtorët: Avni Veliu, Reshat Ajvazi, Ibrahim Ibrahimi dhe Ismet Tafili, vizituan Shoqatën e Handikosit, shoqatën me Pamje të Kufizuar dhe të Shurdhmemecëve në Gjilan.

Sejdulla Kadriu, kryetari i“Lëvizjes Vatra” njoftoi këto tri shoqata se, ne si Lëvizje këtë vit do të dalim në zgjedhje lokale dhe jemi të gatshëm që në çdo kohë të bashkëpunojmë më ju dhe me të gjitha mundësit që i kemi do të jemi në përkrahjen tuaj edhe në të ardhmen.

Fatmir Shurdhani, zëvendës menaxher i Handikosit shprehu kënaqësinë për vizitën, edhe nga fakti se Sejdulla Kadriu disa vite ishte anëtar i Handikosit. Ndër të tjera Shurdhani tha se, Handikosi ka bërë punë të madhe në rehabilitimin e personave me nevoja të veçanta, duke u mbështetur, kryesisht në projekte të organizatave dhe donatorëve të huaj. Falë investimeve të tyre kemi arritur t’u ndihmojnë personave me aftësi të veçanta në komunën e Gjilanit, Vitisë, Dardanës e Artanës, ngase ne jemi zyre rajonale.

Ai thotë se ne kemi të evidentuar mbi 1200 persona me nevoja të veçanta, prej tyre mbi 330 fëmijë, deri sa punën kryesore e bëjmë me fëmijët, ngase ata kanë më shumë se askush nevojë që të jenë të barabartë me fëmijët tjerë. Po ashtu nëpër shkolla ekzistojnë klasë të bashkangjitura ku kujdestarëve të këtyre klasëve u ndihmohet edhe me ndonjë punëtorë. tjetër. Ne jmi të gatshëm të ndihmojë të gjitha ata që tregojnë vullnet për këtë, por këtu nuk ka politikë, jemi të gjithë të barabartë.

Hidromorava

Një gjë që është mjaftë interesante dhe që është për t’u çmuar është se personat me aftësi të veçanta merren me sport, dhe pothuajse me të gjitha disiplinat, ku edhe në gara të ndryshme kanë arritur rezultate të shkëlqyera.

Ndërsa Remzi Kqiku, drejtor i Shoqatës, na njoftoi se tash jemi më komod, ngase jemi në një objekt të ri, dhe kemi siguruar pajisje për ushtrime terapeutofizikale të fëmijëve dhe të tjerëve të cilët kanë nevojë për ushtrime të tilla.

Edhe kryetari i Shoqatës së personave me pamje të dobësuar, Bajram Spahiu tregoi, se kjo shoqatë është mjaft aktive, dhe kohëve të fundit jemi edhe ne jemi pajisur deri diku me inventar edhe me teknologji të nevojave tona. Përveç punëve tona administrative, organizative, këtu zhvillohet edhe mësimi me alfabetin e Brajlit. Po ashtu kemi edhe një bibliotekë të pajisur mjaft mirë me libra në gjuhën shqipe e serbe, ku mund të lexojnë anëtarët tanë. Të gjitha ato libra që i kemi janë me alfabetin e Brajlit.

Edhe kryetari i shurdhmemecëve Orhan Bejta mbeti i kënaqur më këtë vizitë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, pa u përzier e tyre me politikë thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vatra ./rajonipress/