RCCOLA

“Vatra” përkrah moralisht pensionistët gjilanas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i “Lëvizjes Vatra”, Sejdulla Kadriu, së bashku me bashkëpunëtorët, Reshat Ajvazi, Rafet Rexhepi e Fisnik Ibrahimin nga LRV, vizituan Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës dega në Gjilan, ku gjatë këtij takimi u priten nga ushtruesi i detyrës se drejtorit Reshat Ramadani dhe Ilaz Kryeziu-anëtarë i kryesisë.

Sejdulla Kadriu, kryetari i “Lëvizjes Vatra” njoftoi këtë shoqatë se ata këtë vit do të garojnë në zgjedhje lokale dhe janë të gatshëm që në çdo kohë të bashkëpunojnë me këtë kategori shumë e rëndësishme e shoqërisë.

Ushtruesi i detyrës se drejtorit Reshat Ramadani, shprehu kënaqësinë për vizitën e zyrtarëve të Lëvizës “Vatra”. Ramadani njoftoi kryetarin Kadriu me aktivitetet që zhvillon Shoqata e Pensionisteve dhe sfidat e problemet që ballafaqohet ajo.

Uji Dea

Ramadani ka thënë se gjendja e pensionistëve në qytetin tonë është shumë e rëndë, e pensionet që marrin pensionistët janë pensione simbolike dhe me këto pension nuk mund t`i përmbushin as nevojat më elementare për jetë.

Sejdulla Kadriu premtoi se me ardhjen në pushtet të “Lëvizjes Vatra”, me të gjitha mundësit që do t`i kemi do të jemi në përkrahjen tuaj në të ardhmen./rajonipress/