Mobi Casa

Vatra e “mbretëreshës” së sportit

/ 10 minuta lexim
Mobi Casa

Shkruan: Artan Kryeziu- Klubi i Atletikës “Rogana“ është vatra në të cilën lindin, dhe krijohen talentët e mbretëreshës së sportit.

Gjithashtu ky klub është shpresa e vetme e atletikës për të arritur në arenën ndërkombëtare.

Mirëpo e gjithë kjo është arritur, me një punë të palodhur e profesionale, nga ana e atletit të mirënjohur me përmasa evropiane, pedagogut të sportit dhe trajnerit të atletikes, Zijadin Kryeziut, i cili jo vetëm që ka krijuar ambient sportiv e ka nxjerr(gjurmon) talent të atletikes, por klubin e tij e ka bërë dominues në të gjitha disiplinat të mbretëreshës së sportit.

Gjithsesi si klub më të suksesshëm të të gjitha kohërave të sportit kosovar. Klubi është themeluar në vitin 2005, mirëpo brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur të jetë dominues edhe të korrë shumë suksese, si në nivelin kombëtar(nacional) gjithashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Brenda kësaj kohe klubi ka arritur të ketë shumë peripeti e të cilat e kanë përcjellë sportin kosovar në tërësi, mirëpo deri më tash ka arritur që t`ia dalin mbanë në të gjitha aspektet siç janë nxjerrja e të rinjve si talent të atletikës, puna me ta, si dhe përfshirja e atyre ne gara.

Ndërkohë aspektet tjera janë edhe përgatitja e atletëve për të mbajtur në mënyrë konstante formën e tyre sportive, e kur është fjala te përgatitja atletët e “Roganasë“ shtegun e shohin vetëm kur të jenë pjesë e një gare sepse të gjitha përgatitjet, stërvitjet e fazat e tjera i zhvillojnë në natyrë të hapur.

Tradita e bënë të vetën

Rogana në pah ka nxjerrë shumë sportist të shkëlqyer në atletikë e të degëve të ndryshme sportive. Atleti i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, Zijadin Kryeziu për 10 vite rresht i është dhënë epiteti si më i miri, e gjithashtu ka thyer mbanë disa rekorde si në vendin tonë gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Konkretisht atletët e roganes janë të përfshirë në disiplinat e shtigjeve të mesme dhe të gjata. Një shembull mund të japim për Zijadinin i cili në Suedi në Maratonën e organizuar pas Konferencës ndërkombëtare të garës së paqës ka arrit të zënë vendin e parë në mesin e 2.600 garueseve e ku në fund u stolis me kurorën me dafina.

Duhet mos të harrojmë edhe Lulezim Kallaben, i cili mbanë rekordin e 10.000 metrave më një kohë prej 15:19.80 minuta. E shumë atlet të tjerë ku me punë dhe përkushtim të Zijadinit, arritën të jenë të shkëlqyeshëm në atletikë siç është Shehat e Ilir Rrudhani, Fitim Kryeziu e shumë të tjerë të cilët dominuan dhe lanë gjurmë në atletiken kosovare.

Tash së fundit traditën e vazhdojnë Suad dhe Astrit Kryeziu e shumë të rinj të këtij vendi të vogël, mirëpo më një frymë të madhe sportive i cili dihet të jetë një model shumë i mirë edhe për tjera fshatra se si të arrin rezultat sportive të nivelit cilësorë.

Pa infrastrukturë sportive

Dihet shumë mirë se në sportin tonë kemi mungesë të infrastrukturës sportive, hiq më mirë nuk mbretëron gjendja tek klubi Rogana, e të cilët i mbajnë stërvitjet në mënyrë të improvizuar e në ambient të hapur. Të gjitha stërvitjet zhvillohen në brendi të fshatit Rogana e bëhen me përkushtim shumë të veçantë nga timonieri i saj, Zijadin Kryeziu.

Mungesa e infrastrukturës i ka detyruar shumë të rinj që të ndërprenë karrierën për arsye sepse nuk shohin të ardhme në sport. Gjithashtu ata i detyrojmë që të merren me dukurit negative, të cilat u janë parandaluar gjatë kohës sa është marr me aktivitet të atletikës.

Jo vetëm fshati Rogana, mirëpo në përgjithësi komuna e Dardanës është në mungesë të hapësirës për të zhvilluar të rinjtë aktivitete sportive nëpër degë të ndryshme sportive. Edhe për kundër kësaj që thamë më lart ekipi Rogana i atletikes për çdo vit nxjerre talent të rinj të këtij sporti.

Ndërkaq për të gjithë klubet, për të pasur jetë gjatësi duhet që së paku të kemi nga një shteg të Atletikës për të mbajtur stërvitje apo të organizojmë gara të niveleve cilësore. Atletika kosovare duhet të ketë një qasje krejt ndryshe, e ata duhet të kenë që së paku të zhvillojnë stërvitje në nivel kulmor ku edhe rezultatet nuk do të mungonin.

Klubi i rekordeve

KKVITI

Rogana si klub që i mbanë shumicën e rekordeve të Republikës së Kosovë në disiplina të ndryshme të vrapimeve si dhe ato stafetë, si dhe të kupës së Kosovës,siç janë në vrapimet 200 metra, 400 metra, 600 metra, 800 metra, 1000 metra, dhe 1.500 metra, gjithashtu në stafetë 4 x 100 metra dhe 4 x 400 metra, si dhe në gjysmëmaratonë prej 21 kilometri.

Të gjitha këto që thamë janë rekorde të arritura vetëm brenda 7 viteve, mirëpo atletët e Roganas nuk e kanë lënë më keq, ku do të japim rastin e fundit siç është ai i Astrit Kryeziut që ka arritur që të shfrytëzojë edhe sezonin e dimrit në St. Gallen të Zvicres, që të del nënkampion i Zvicrës në disiplinën 800 metra. Në konkurrencën e femrave, 14 vjeçarja Viona Kryeziu e cila ka arritur të thyej në Mitrovicë një rekord të ri, në vrapimet 200 metra me kohë prej 25.84 të qindat edhe pse ajo është në grupmoshat e reja si pioner, mirëpo rekordin e ka thyer atë të kategorisë së seniorevë, gjithashtu para pakë jave kjo atlete ka arritur të thyej edhe një rekord tjetër në 300 metra më kohë për 41.99 të qindat.

Atletët “roganas“ ishin pjesëmarrës edhe në shumë aktivitete ndërkombëtare të cilat na përfaqësuan në mënyrë me të drejtë dhe të nivelit shumë cilësor. Rekordet vinë për arsye të rezultateve të nivelit kulminantë e të cilat ndikojnë në avancimin dhe ngritjen e “mbretëreshës“ së sportit.

Diskriminim nga institucionet

Jo vetëm sporti kosovar diskriminohet, mirëpo në veçanti edhe ai i atletikës vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje. Rruga institucionale e atletikes dhe sportit në tërësi është vetëm sa për të qenë. Edhe pse në ligjin që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, parashihet se duhet të përkrahen sportistët kulminant dhe cilësor mirëpo një gjë e tillë nuk është duke ndodhur në shoqërinë tonë kosovare.

Mungesa e ligjit për Sponzorizimin e sportit, tash për tash sportin tonë e lenë në mëshirën e fatit edhe atë të atletikës. Për kundër të gjithave atletët roganasë vazhdojë të ndjekin programin stërvitor me standarde më bashkëkohore te cilin dinë ta zbatoje vetëm trajneri i sajë, Zijadin Kryeziu.

Gjithashtu ata vazhdojë garat në të gjitha disiplinat sportive për kundër neglizhencës nga organet lokale dhe ato qeveritare(nacionale). E çka është më e keqja ajo diskriminohet dhe anashkalohet, si dhe ndikon e pengon që ai klub të këtë disa të mira materiale dhe financiare që së paku të marrin pjesë në mënyrë të rehatshme në paraqitjet e tyre në ato disiplina sportive të cilat janë dominues.

Duhet të cekim se klubi Rogana ka hyrë në historinë e sportit të Anamoravës, pasi në atë trevë asnjë sukses që nuk e ka bërë asnjë sport tjetër që e ka arritur kjo degë sportive. Mungesa e mjeteve financiare është një ndër problemet kyçe të klubit roganas, mirëpo me një shpresë se në të ardhmen do të investohet e do të punohet më shumë në qëndrueshmërinë e buxhetit të klubeve sportive.

Vatra e talentëve

Puna, angazhimi, përkushtimi, si dhe veçantia e KA ”Rogana” është profesionalizimi dhe filozofia(strategjija) e trajnerit Kryeziu për të arrit të nxjerre(gjurmuarë) talent të rinj. Angazhimi i tij është i pamohueshëm në punën me grupmoshat të reja e të cilat po vazhdojnë të mbajnë rekorde të reja, e të thyejë rekorde me të cilat po tregojnë se janë dominues në mbretëreshën e sportit.

Puna bashkëkohore dhe metoda e mënyrat të cilat përdorë trajneri i këtij ekipi për të nxjerr sa më shumë të rinj në ballë të sportit kosovar është fshehtësia e këtij sporti. Tash sa vite vazhdon të nxjerr talent të rinj në të gjitha disiplinat sportive e ku po tregon se gjatë procesit stërvitor përdorë përmbajtje më të reja për t`i ndihmuar të rinjve për t`i nxjerrë aftësitë e tyre në Atletikë.

Viona Kryeziu është vetëm 14 vjeçare e cila me përkushtim të veçantë po arrin t`i përmbush detyrat të cilat u janë ngarkuar nga ana e trajnerit të sajë. E cila qysh në moshën 13 vjeçare ka arritur të thyejë një rekord. E gjithë kjo që paraqitem për Viona Kryeziun është se edhe në tjera sporte duhet të punohet, e të angazhohemi maksimalisht në punë profesionale e pedagogjike për të nxjerr talent të rinj, sepse vetëm 10 % është talenti në sport, ndërsa mbi 90 % është puna e angazhimi i sportistit për atë degë sportive.

Gjithsesi të gjithë trajnerët e kategorive të reja, duhet të marrin si model për punë edhe përkushtimin e veçantë të trajnerit Kryeziu, i cili ka arrit të ngritë mbretëreshën e sportit në piedestalin më të lartë drejtë sportit kulmor.

Në vend të përmbylljes

Veçantia e këtij klubi në sportin kosovarë është se ka arritur të jetë një nga klubet më cilësore dhe kulmore të sportit tonë për nga pune profesionale-pedagogjike, gjurmimi(nxjerrja) e talentëve në sport, përkushtimi i të rinjve për të mësuar disiplinat e Atletikës, funksionimi i mirë i klubit, përcjellja e frymës sportive tek gjeneratat e reja, model se si duhet të punohet me grupmoshat e reja, thyerja dhe mbajtja e rekordeve, si dhe përkushtimit i trajnerit të skuadrës për të arritur rezultate cilësore e karakterizojnë klubin e atletikës ”Rogana”, të quhet si ”Vatër e mbretëreshës së sportit kosovar”.

(autori është kandidat i mr.sc. në degën e Kulturës Fizike në USHT-Tetovë)