UBT

“Vatra” dorëzon në Kryqin e Kuq në Gjilan një sasi veshmbathjeje

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Duke pasur parasysh se një numër i caktuar i familjeve në Gjilan, kanë nevojë për ndihma, ngase ata jetojnë në kushte të vështira, Lëvizja “Vatra” ka grumbulluar një sasi të konsiderueshme veshmbathje, të cilat i ka dorëzuar në Kryqin e Kuq në Gjilan.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq e mirëpritën këtë ndihmë dhe falënderuan Lëvizjen “Vatra” për këtë aksion. Ata thanë se në Gjilan kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që kanë nevojë për ndihma të vazhdueshme me gjëra ushqimore, veshmbathje, mjete higjienike, shtrojë e mbulojë e deri edhe me mjete financiare.

GRANDEMALL

Ndihma të tilla, në emër të humanizmit dhe të solidaritetit mund të bëjnë të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, me një fjalë të gjithë vullnetmirët që janë të gatshëm të ndihmojnë familjet skamnore.

Prandaj edhe këto veshmbathje janë të mirëseardhura për ne, respektivisht për familjet skamnore, të cilat frekuentojnë te ne në vazhdimësi, pohuan zyrtarët e Kryqit të Kuq në Gjilan thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.