Uji Dea

Varesia nga interneti, depresive!

/ 1 minutë lexim

Një studim i ri i publikuar në revistën “PlosOne” ka gjetur efektet e ekspozimit ndaj faqeve online.

Varësia nga interneti ndikon në mënyrë negative te gjendja psikologjike e të rinjve, aq sa mund t’i dërgojë edhe në depresion. Këtë ka fiksuar një studim i kryer nga ekspertët e Universitetit të Milanos në Itali dhe të atij të Swansea në Britaninë e Madhe.

Mobi Casa

Faktikisht, interneti, sipas asaj që ka nxjerrë në pah studimi, na bën shpesh të trishtuar dhe të nevrikosur.

Studimi i publikuar në revistën “PlosOne” ka ekzaminuar efektet e ekspozimit ndaj “web”-it brenda një periudhe të shkurtër, duke vendosur se impakti negativ mbi gjendjen e njerëzve të varur mund edhe të kontribuojë në shtimin e përdorimit të internetit. /IndeksOnline/