GRANDEMALL

Van Damm-i shqiptar në Zvicër

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Jo të gjithë sportistët shqiptarë të sporteve luftarake në diasporë bëjnë karrierë vetëm në ring

Agron Pajaziti i dha fund karrierës së përfaqësimit të shqiptarëve në Zvicër me karate në ring.

Ai ka vendosur t’i kthehet personazhit të filmit në Zvicër, duke treguar dashurinë që ka ndaj artit të karatesë.

Në një intervistë, 29-vjeçari me prejardhje nga Gjilani, tha për albinfo.ch se jo gjithkush në Zvicër ka ditur se në çdo meç e kishte në zemër Kosovën dhe kombin e tij.

Për herë të parë kur ishte ngjitur në ring në Kampionatin zviceran në 1999 në Lozanë ishte diskualifikuar nga gara, ngase ishte ballafaquar me një kundërshtar serb, të cilin e kishte grushtuar duke ia thyer hundën.

Duke folur për karrierën prej dhjetëra meçesh profesioniste, prej të cilave shumicën i ka përfunduar me fitore, disa me humbje dhe me barazim, Pajaziti tha se ishte një lëndim serioz i kraharorit që e detyroi t’i japë fund karatesë në vitin 2006.

Karriera në sportin e karatesë e 29-vjeçarit nga Gjilani vërtet është e pazakontë.

Brenda pak vitesh ai e ka mbushur gjoksin me dhjetëra medalje të arta, të argjendta e të bronzta.

Karateja ishte një dëshirë që i kishte lindur që i vogël nga filmat aksion të aktorit të njohur Jean-Claude Van Damme.

Van Damme ishte bërë jo vetëm idol filmi për Agronin, por edhe një shtysë e fortë për t’u marrë me këtë sport.

„Prej vegjëlisë e kisha pasion karatenë, sportet luftarake. Inspirimi më ka lindur nga filmat. Gjithmonë e kam emituar stilin e yllit të filmit aksion, Van Damme“, tha Agron Pajaziti.

Pas filmit, karatenë e kishte përjetuar në realitet pasi kishte emigruar në Zvicër.

Në shkurt të 98-ës ai fillon kursin zyrtar të karatesë si 14-vjeçar në shkollën e karatesë në Rüti të Zvicrës, ku kishte migruar me familje.

Duke i falënderuar filmave të Van Damm-it brenda një viti Agroni ndërroi katër rripa të karatesë për të absolvuar më 2004 me rripin e zi, „Shotokan Karate Internatonal Schweiz Federation.

Në të njëjtën shkollë të karatesë në Rüti, ai aktualisht po ushtron profesionin e trajnerit bashkë me mësuesen e parë të karatesë, Eveline Knupp.

„Qëllimi është që të rinjtë të jenë të agazhuar dhe të largohen nga rruga. Në të njëjtën kohë do të evitohet edhe dhuna në mesin e të rinjve. Se të gjithë atë energji negative të rinjtë do ta harxhojnë duke ushtruar karate“, tha trajneri i karatesë, Pajaziti.

Por, çka thotë mësuesja e parë e Agronit, kampione evropiane në karate, Eveline Knupp.

UBT

„Me 14-vjeç ka nisur për herë të parë stërvitjet në karate. Ka qenë shumë i motivuar, i përpiktë, korrekt dhe tepër i edukuar, zemra ka rrahur për dojo karate sport. Qëllimi i tij ka qenë gjithmonë të fitojë më shumë pokale dhe medalje. Pika e tij e dobët ka qenë nervoziteti“, mundohet të përshkruajë personalitetin e Agronit mësuesja e tij e parë e karatesë.
„Me kalimin e kohës ka arritur Agroni ta kuptojë që fitimi i medaljeve nuk do të thotë çdo herë të jetë sukses i vetëm në këtë sport.

Agroni pastaj ka filluar ta braktisë sportin dojo, dhe ka filluar ta mësojë dhe ta kuptojë artin e karatesë dojo. Prej atij momentit në të gjitha taktikat dhe lëvizjet e tij ka filluar t’i flasë zemra. Sot ai jeton dhe dashuron artin e karatesë“, tha karateistja e njohur zvicerane, Eveline Knupp.

Agroni tashmë është bërë idol për rininë në Zvicër, të cilët ia kanë mësyrë karatesë.

„Të rinjtë e shijojnë kokëlartë dhe ia kanë lakmi. Jam shumë e gëzuar që kam arritur ta përcjell Agronin gjatë gjithë kësaj rruge të suksesit“, thotë trajnerja e karatesë, Knupp.

Se me të vërtetë e kishte kuptuar artin e sporteve luftarake, Agroni e kishte konfirmuar me pjesëmarrjen e tij në „Budo Galla“ në 2010 në Basel.

Karateisti kosovar ishte përzgjedhur në një konkurs të shpallur të aktorit të njohur zviceran, Guido Weslere, për të qenë pjesë e spektaklit „Budo Galla“.

„Garë nuk bëhet vetëm në ring, por industria e filmit në këtë zhanër ka marrë hov sikur në vendet aziatike“, tha Agroni.

Në këtë spektakël „Budo Galla“ Agroni kishte realizuar një ëndërr, jo vetëm që të takonte idolin e tij, aktorin e njohur të filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, por edhe të kuptonte sesa është i rëndësishëm arti i sporteve luftarake.

„Ishte ndjenjë e mirë kur më tha se e di ku është Shqipëria“, citon Van Damm-in Agroni.

Më tutje ai thotë të ishte inkurajuar nga Van Damme që të punojë më shumë për të qenë i suksesshëm në film.

„Vazhdo, perspektivën e ke përpara, ec, por për toke“, i kishte thënë Agronit Van Damme.

Agroni aty kishte prekur me botën e filmit duke takuar artistë dhe rgjisorë filmash.

„Budo Gala“ në Zvicër ku ka performuar në skenë yjet e Hollivuidit, ia ka hapur dyert e fimit karateistit nga Kosova.

„Risiko Ko“ është projekti filmik i regjisorit zviceran Samuel Ebveter, ku personazh kryesor është kosovari Agron Pajaziti. Filmi është xhiruar në disa shtete evropiane: Itali, Holandë dhe Australi.

Agroni në të njëjtën kohë po vijon shkollimin për të mësuar teknikat e filmit Tracking Academy në Will të St.Agllenit.

Agroni ka luajtur në disa role edhe në filma të shkurtër festivalesh me produksione të ndryshme zvicerane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.