ARKATANA

Sylvinho: Grupi jonë i paparashikueshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas ndeshjes me Çekinë, Kombëtarja do të luajë nesër ndeshjen e dytë të muajit tetor ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për Nations League.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Ardian Ismajli dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet ndeshja, “Mikheil Meskhi”.

Trajneri Sylvinho tha se Shqipërisë i duhet vetëm rezultat pozitiv nesër në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për të arritur objektivin që është vendi i parë në grup.

Trajneri vlerësoi Gjeorgjinë, derisa përmendi edhe ndeshjen ndaj Çekisë. Tekniku brazilian po ashtu shtoi se grupi i Shqipërisë është i balancuar.

Uji Dea

“Gjerogjia janë një ekip i fortë, taktikisht i rreshtuar shumë mirë, ka edhe shumë lojtarë të mirë. Është një ekip i fortë, fizikisht, taktikisht, ka cilësi teknike, nisen në kundërsulm me shumë kualitet. Nuk ndryshon gjë për ne, është ekip i fortë për t’u mundur, nuk është ekip i thjeshtë”, ka thënë fillimisht ai.

Sylvinho nuk zbuloi asgjë nga formacioni për ndeshjen e nesërme, mirëpo tha se lojtarët kanë shpenzuar shumë energji në ndeshjen ndaj çekëve.

“Kemi shpenzuar shumë energji në ndeshjen e kualuar. Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Ishte një ndeshje shumë e vështirë edhe nesër po ashtu. Në grupin ku ne bëjmë pjesë mund të ndodhë çdo gjë. Nuk e dimë ende për formacionin, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”, përfundoi ai./GazetaExpress/