Fundamenti

Valza Bajra: Jam avanturiste

/ 4 minuta lexim

Para një kohe bënte shumë këngë dhe kërkohej shumë nëpër koncerte, por viteve të fundit Valza Bajra u largua drejt Amerikës për një karierë si aktore. Ajo për momentin shfaqet në shumë projekte të rëndësishme filmike atje, ndërsa synim i Valzës është të fitojë vëmendje përmes serialeve latino amerikane.. nga Shtetet e Bashkuara për Gazetën Express flet Valza.

Duket sikur ka shumë “muzikëbërës” tek shqiptarët … A ka vend për të gjithë?

Po viteve të fundit janë shtuar shumë muzikëbëres në tregun tonë shqiptarë, mirepo edhe këngëtarët janë shtuar shumë edhe po shtohen cdo ditë e më shumë, kështu që mendoj se ka vend për të gjithë, secili nga ata kanë cilësitë e tyre.

A mendoni se publiku ka mendimin real për ju?

Të them të drejtën nuk mund ta di saktesisht se cfarë publiku mendon për mua, vetëm e di sa ai publik që kam më kanë mbështetur shumë deri më tani…

Famë, para, kënaqësi shpirtërore…nëpër ç’rrugë ecet për të arritur këtu?

Fama si fillim është shumë e mirë kënaqësi shpirtërore, më vonë edhe para mirëpo dikur është shumë e mërzitshmë dhe shumë e bezdisur sepse duhet të jetosh për të tjerët jo për veten tënde, ka shumë probleme dhe saktifica për të arritur deri te fama.

E zgjidh muzika nevojën për të jetuar, apo mjafton që zgjidh nevojën shpirtërore?

Unë personalisht po flas për veten time, deri më taní s’kam jetuar materialisht nga muzika aspak ,mirëpo e dua muzikën dhe e bëj për qejf sepse e ndjej aspak për të jetuar nga muzika.

Sa ju ka ndihmuar dhe sa ju ka penguar seksipiliteti juaj natyral në jetë?

Në disa raste më ka ndihmuar mirëpo në disa raste edhe më ka penguar, mirëpo me një fjalë sic themo ne kosovarët si është vendí bëhet kuvendi, (qesh).

Sytë e tu joshin shumë fansa. Duke u nisur nga pamja që ke, ke bezdisje prej djemve?…..

Hmm kam shumë komplimente të mira për ngjyrën e syve, ka raste kur më ngacmojnë me thënje të dryshme, mirëpo unë si person jam shumë e qetë dhe nuk më bezdisin aspak djemt si me komente të mira po ashtu edhe me komente pak banale, mua asgjë nuk më bezdis.

Për ç’arsye, sipas mendimit tuaj, ka gjithnjë e më shumë meshkuj dhe vajza të vetmuara?

Mobi Casa

Unë mendoj se shumica prej meshkujve dhe femrave që janë të vetmuar është sepse akoma se kanë gjetur shpirtin e tyre bunjak, personin e jetës së tyre, po ka raste edhe që nuk duan të kenë një person afër vetes janë vetiak që e duan vetminë, nuk duan asgjë serioze, po ka disa që kanë dhe depresion dhe nuk e dinë se cfarë po ndodh në jetën e tyre, e shumë e shumë probleme të tjera të ndryshme.

Përse të gjitha vajzat e bukura kanë dashnorë të këqij?

Tani kam qesh me zë, vërtetë nuk e di pse kjo ndodh, gjithkund në botë ndodh kjo, mirëpo s’ka shumë rëndësi bukuria, mendoj se bukuria e njeriut është brenda, ajo që shihet nuk vlenë aspak, më shumë vlenë bukuria e brendëshme.

Çka duhet të ketë mashkulli juaj i zemrës?

Shumë gjëra, në radhë të parë duhet të jetë human, të ketë një karater të fortë dhe të jetë shok dhe pastaj edhe njeriu i zemrës time.

Deri në cfarë mase e ruani privatësinë?

Privatësinë time e ruaj shumë, nuk më pëlqen të flas shumë për gjërat intime prívate të jetës time, thjeshtë nuk më pëlqejnë skandalet.

Terapia juaj kundër stresit?

Kam shumë terapia kundër stresit, gym, seks, shopping.

Sa aventuriere jeni?

Aventuriste jam, më pëlqejnë aventurat.

Kush është Valza, më përshkruaj veten në detaje…?

Jam shumë e qetë si person shumë miqësore, humane, shumë e qeshur, e dua jetën e dua shoqërinë, familja ime është gjithcka për mua, jam shumë e thjeshtë, i dua aventurat më pëlqen të ushtroj e dua verën plazhin, e dua qetësinë shpirtërore./express/