Uji Dea

Valoni, një hap më tej në “The Voice of Switzerland”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtari shqiptar nga kantoni Aargau, Valon Muhadri ka kaluar të mërkurën mbrëma me sukses edhe një pengesë.

Në serinë e radhës të emisionit muzikor të tipit garues “The Voice of Switzerland” që shfaqet në televizionin publik të Zvicrës, këngëtari shqiptar ga kantoni Aargau, Valon Muhadri ka kaluar të mërkurën mbrëma me sukses edhe një pengesë.

Pas garave anonime individuale, dy javët e fundit këngëtarët garojnë brenda grupit, me ç`rast nga dy prej tyre dalin në “ring” ku këndojnë duet ndërsa përzgjedhësi i tyre duhet të përcaktohet për njërin nga ta.

Uji Dea

Valoni ka kënduar kësaj radhe në duet me shokun e grupit të tij, Stefan Vollenweider, këngën “Dance with somebody” të Mando Diao. Të dy të përzgjedhurit e anëtares së jurisë, Stefanie Heinzmann, kanë treguar nivel të lakmueshëm të këndimit, gjë që edhe është vlerësuar nga duartrokitjet dhe brohoritjet e publikut.

Në fund, për një nuancë më i mirë ka dalë Valon Muhadri. “Shefja” e grupit të tij, Heinzemann ka thënë se këngëtari shqiptar ka arritur ta binte “pak më shumë” se rivali i tij. Ndërsa anëtari tjetër i jurisë, këngëtari i njohur i rapit, Stress, ka shtuar se në mes tyre ka pasur vetëm “një dallim milimetrik”.

Vetë Valoni për mediet zvicerane është shprehur se Stefan Vollenweider për të “nuk ka qenë rival por mik dhe partner në duet. Unë në fakt kam qenë i sigurt se do të humbja. Stefani ka një zë të mrekullueshëm gërvishtës…” Pasi që gjatë provave ishin miqësuar mes vete,Valonit i ka ardhur rëndë të shijojë me tamam fitoren…(albinfo)