Valon Behrami mund të kthehet në Itali

Ekipi i cili po kërkon transferimin e Behramit gjatë afatit kalimtar të janarit, është Udineze.
Futbollisti kosovar që luan për kombëtaren e Zvicrës, Valon Behrami është e mundur që të kthehet sërish në Itali. Reprezentuesi zviceran në afatin kalimtar të verës u largua nga Hamburgu në drejtim të ekipit anglez, Watford. Por, mospjesëmarrësja e tij në 11-shen startuese e ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij të mëtutjeshëm në premier ligë.
Sipas faqes zvicerane watson.ch, 30 vjeçari nga Mitrovica mund të kthehet sërish në ligën Italiane aty ku kaloi karrierën më të madhe të tij si futbollist. Ekipi i cili po kërkon transferimin e Behramit gjatë afatit kalimtar të janarit, është Udineze, përcjell “albinfo.ch”.
Në anën tjetër, trajneri i Watford-it, ka thënë se Behramin e ka ende në planet e tij. “Ai luan një rol në planet e mia. Por nuk mund ta garantoj askënd për formacionin startues, pasi të gjithë futbollistët për mua janë të barabartë”, ka thënë trajneri Quique Flores.