UBT

Valencia blindon Mustafin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Valencia pritet t’i ofroj kontratë të re mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit.

Skuadra spanjolle Valencia është e vendosur të mbajë mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi, dhe për këtë arsye është duke i përgatitur një kontratë të re.

Portali Deportevalenciano.com ka shkruar se Mustafi është i pari në listën e atyre që drejtuesit e Valencias synojnë t’ia vazhdojnë kontratën.

UBT

Mustafi tashmë llogaritet ndër mbrojtësit më të mirë në Spanjë dhe për të kanë shfaqur interesim edhe Barcelona e Real Madridi. Kontrata aktuale e Mustafit me Valencian është e vlefshme deri në qershor të vitit 2019.

“Mustafi është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Valencia dhe në muajt e fundit ai është shndërruar në njërin prej lojtarëve më me peshë në fushë, por edhe jashtë saj”, ka shkruar Deportevalenciano.com .

“Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për t’i rinovuar kontratën dhe duket se ata tashmë kanë nisur punën për një kontratë që do të ishte e pranueshme për lojtarin. Drejtuesit e Valencias e dinë që mbajtja e Mustafit është në interesin sportiv të klubit, por po ashtu ai shihet si pikë referuese për tifozët”, ka shkruar sajti spanjoll.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.