Fundamenti

Valbona Tahiri: Pa panik, por as mos e nënvlerësoni situatën e krijuar- Pandeminë COVID-19

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit ju bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomik dhe ndërmarrjeve publike që të ndërmarrin masat e nevojshme lidhur me situatën e krijuar për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe të zbatojnë me përpikëri të gjitha Urdhëresat dhe Vendimet e dala nga Ministria e Ekonomisë Punës Tregtisë Industrisë Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS); Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, Qeveria e Republikës së Kosovës thotë Valbona Tahiri drejtoresh për zhvillim ekonomik.

Me qëllim të menaxhimit të kësaj situate sfiduese për të gjithë përfshirë edhe sektorin privat Drejtoria kërkon nga bizneset:

1. Të mos ngriten çmimet e artikujve ushqimor, higjienik, barna etj që janë esenciale dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien sociale të qytetarëve të Komunës së Gjilanit në këtë situatë emergjente të shëndetit publik.
2. Të kujdeseni për shëndetin e punëtorëve duke ju siguruar pajisje personale mbrojtëse, të mbajnë higjienë, të bëjnë dezinfektimin e hapësirave si dhe të respektojnë distancën e rekomanduar minimale së paku një metër ndërmjet personave prezent përfshirë distancën ndërmjet stafit dhe klientëve. Personat tjerë duhet të lihen jashtë dhe të presin në radhë.

FITORJA

Bizneseve të cilave ju ndalohet të punojnë si dhe ato që mund të punojnë

• Kafenetë, baret, pubet, restorantet, bazaret, pazaret, çarshitë dhe tregjet konsiderohen si qendra tregtare dhe mbyllen, si të jenë Qendra Tregtare;
Përjashtim bëjnë farmacitë dhe marketet brenda qendrave tregtare dhe operatorët tjerë që mund të punojnë janë:
• Hotelet duhet t’i mbyllin operacionet e gastronomisë (restorantet, bufetë, etj.) Mysafirët do të shërbehen me ushqim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë se i ka të dhënat e sakta të mysafirëve, vendin prej kah kanë ardhur dhe se do të ndërmarrë masa konform udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë;
• Gjithashtu, kompanitë specifike (shërbime komunale, financiare, komunikime elektronike) mund të ofrojnë shërbime deri në një masë të domosdoshme, por me orar e staf të reduktuar. Paraprakisht, duhet të sigurohen se një pjesë të operacioneve i kanë kaluar në kanale elektronike.
• Operatorët ekonomikë me ofertë mikse: shitje dhe shërbim, psh: furrë buke (shet gatojca dhe i shërben të njëjtat brenda lokalit); byrektore (shet dhe shërben); qebaptore, pastiqeri, gjellëtore, e ushqimore e raste të ngjashme, që edhe shesin produkte, por edhe shërbejnë *duhet vetëm të shesin*, kurse *shërbimi i pijeve e ushqimeve duhet të ndalohet*! Edhe tavolinat e karriget ku shërbehet duhet të largohen.
• Pikat e karburantit (që shesin karburant, lubrifikantë, pajisje përcjellëse, por edhe kanë kafene e gjellëtore); auto-larje, e raste të ngjashme, që edhe shesin produkte, por edhe shërbejnë duhet vetëm të shesin, kurse shërbimi i pijeve e ushqimeve duhet të ndalohet!
• Prodhuesit dhe ndërtimtarët mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre, por detyrohen të marrin masa të organizimit në punë si: ndërrime (turne) për të reduktuar numrin e njerëzve që qëndrojnë në prodhim dhe të sigurohet distanca prej minimum një metër
• Ju lejohet operatorëve të transportit bartjen e punëtorëve me autobus ndërmjet vendbanimeve të Republikës së Kosovës dhe punëtorisë dhe anasjelltas, përveç zonave të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës vendos ndryshe, varësisht nga situata. Autobusët që përdoren për bartjen e punëtoreve duhet të dezinfektohen dhe të ajrosen në mënyrë të rregullt si dhe ta mbajnë listën e punëtorëve në autobus.

Të gjithë operatorët ekonomik duhet të sigurohen se përveç tjerash janë duke i zbatuar masat e Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë Valbona Tahiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.