RCCOLA

Valbona, mrekullia që të magjeps

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komuna Margegaj, është një komunë e vogël në rrethin e Tropojës, me vetëm 4 mijë banorë. Por, dhurata që natyra e ka rezervuar për të, po e çon Margegajn drejt një vendi mjaft të kërkuar në aspektin turistik, e në të njëjtën kohë po e shndërron atë në një zonë urbane.

Kjo komunë, administron Parkun Kombëtar të Valbonës, që falë ujit të kristaltë të lumit “Valbona” dhe pamjeve përrallore të Alpeve shqiptare, po e kthehet në njërën prej pikave më strategjike për zhvillimin e turizmit në pjesën veriore të Shqipërisë, apo në Malësinë e Gjakovës.

Margegaj, përbëhet nga disa fshatra turistik të veçantë në këtë aspekt, siç është Dragobia, Valbona, Shoshani, Rragamaj e të tjera, të cilët pothuajse çdo ditë gjatë tërë vitit janë të mbipopulluar me turistë të huaj dhe vendorë. Sipas shënimeve zyrtare, vetëm gjatë vitit 2013, Parkun Kombëtar të Valbonës e kanë vizituar rreth 40 mijë turistë.

UBT

Të vetëdijshëm për pasurinë natyrore që e kanë, zyrtarët e kësaj komune, thonë se janë duke bërë përpjekje të shumta për investime konkrete dhe animim të turistëve, interesimi i të cilëve është duke u rritur dita ditës.

“Vetëm në dy-tre vitet e fundit, kemi tenderuar disa qindra mijëra euro në ngritjen e infrastrukturës, kryesisht asaj rrugore, por edhe infrastrukturës përcjellëse siç është ujësjellësi, kanalizimi e të tjera”, thotë Rexhë Biberaj, kryetar i kësaj komune, i cili është në këtë post që nga viti 2000.

Ai tregon se viteve të fundit, në këtë zonë, është rikthyer vëmendja e qeverisë shqiptare, e cila me investime konkrete, ka vënë ndër prioritetet kryesore zhvillimin e turizmit malor në këtë pjesë. (“Zëri”)