Eko Higjiena

Vaksina e gripit mbron edhe zemrën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marrja e vaksinave kundër gripit mund të ndihmojë njerëzit e moshuar të qëndrojnë të shëndetshëm në më shumë aspekte, thonë studimet e realizuara kohë më parë.

Sipas studiuesve nga Universiteti i Torontos, vaksinat e gripit nuk ju mbrojnë vetëm nga virusi influenca, por ju mbrojnë edhe nga sulmet në zemrës.

Hulumtuesit kanë analizuar më shumë se 3 mijë e 200 pacientë dhe kanë përcjellë efektin e vaksinës influenca në shëndetin e zemrës.

Fundamenti

Rezultatet kanë treguar se personat që kanë marrë vaksinën e gripit, kishin rrezik po thuajse për gjysmë më të reduktuar për sulme të zemrës dhe për probleme tjera serioze kardiovaskulare gjatë një periudhe njëvjeçare.

Autorët e studimit mendojnë se ka disa shpjegime për këtë efekt të vaksinës së gripit. E para, ajo mund të ndihmojë pacientët që tashmë janë në shëndet të dobët, të mos zhvillojnë edhe një sëmundje e cila mund ta përmirësojë gjendjen e tyre të përgjithshme. E dyta, mbrojtja mund të jetë nga fakti i shmangies së inflamacionit të lidhur me gripin. Inflamacionet tashmë një kohë lidhen me shfaqjen e probleme kardiovaskulare. /Mjeku.Net/