RCCOLA

Uthulla vret bakteret e turbekulozit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Uthulla mund të përdoret si “vrasëse” e baktereve të shkaktuara nga turbekulozi apo edhe infeksione të tjera të rënda. Nuk kushton shtrenjtë dhe mund t’ju përmirësojë në pak kohë gjendjen shëndetësore.

Ky fakt u zbulua nga një ekip ndërkombëtar i studiuesve nga Venezuela, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën online të Shoqërisë Amerikane për Mikrobiologjinë, “mBio”.

Studiuesit nxorën përfundimin se Acidi Acetik që ka në përmbajtje uthulla, në të ardhmen do të jetë kuruesi kyesor i turbekulozit dhe infeksioneve të tjera të rënda.
Bakteret që shkaktojnë turbekulozin, por edhe sëmundjet e tjera ndodhen kudo në mjedis dhe çdokush është i prekur prej tyre.

RCCOLA

Dr. Howard Takiff autori kryesor i studimit, por edhe shefi i Laboratorit të Gjenetikës Molekulare në Institutin e Hetimeve Shkencore në Caracas, Venezuelë thotë se shfaqja e këtyre baktereve deri më tani ka kërkuar muaj e ndoshta edhe vite për kurim. Ndërkohë që rezultatet e konsumimit të uthullës kanë qenë të efektshme dhe shumë të shpejta.

Ata morën në shqyrtim rastin e një të reje të quajtur Klaudia. Specialistët i sugjeruan asaj të provonte një medikament i cili përdoret për të vrarë bakteret dhe më pas të provonte utullën e mollës. Pas të dyja provave në kohë të ndryshme, u vu re se konsumimi i uthullës kishte vrarë bakteret më shumë se sa medikamenti përkatës.

Studiuesit vunë re gjithashtu se 6% e baktereve nga përdorimi i uthullës arritën të vriteshin për vetëm 30 minuta. Efekt ky, i cili nuk është vënë re asnjëherë më parë nga ndonjë antibiotik i përshtatshëm.