UBT

Uthulla – cili lloj për cilin ushqim

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Uthulla është ushqimi të cilin sikurse kripën ose vajin e marrim si të mirëqenë. Po ajo ka histori interesante dhe aplikime të shumta: përveç në sallata, mund ta përdorim në gjella të ndryshme, duke përfshirë edhe desertët. I atribuohen edhe veçoritë shëruese.

Prodhohet nga shumë burime

Si edhe shumë gjëra tjera që në kohën e sotme na duken të pazëvendësueshme, uthulla është zbuluar krejt rastësisht. Dikur moti, para shumë kohësh, diku para rreth 10.000 viteve dikush e ka ruajtur për së tepërmi verën në një enë joadekuate dhe ajo është tharbur. Fatmirësisht, këta paraardhës tanë të lashtë kanë gjetur mënyrën për ta përdorur verën e tharbur dhe prodhimi i uthullës është bërë një nga industritë komerciale më të hershme.
Sot, përveç nga rrushi prodhohet edhe nga shumë ushqime tjera që përmbajnë sheqer natyral: shurupi i panjës, patatet, kokosi, mjalti, birra, orizi integral, pemë e ndryshme si mollë dhe kumbulla. Por parimi është gjithmonë i njëjtë: fitohet me fermentimin e sheqernave natyrale në alkool dhe pastaj me fermentimin sekondar në uthull.

Veçoritë shëruese të uthullës

Që nga lashtësia uthulla ka aplikim të shumëfishtë. Babilonasit 5000 vjet para erës sonë e kanë përdorur si konzervans dhe mëlmesë. Hipokrati ka lavdëruar veçoritë e saj shëruese dhe e ka përdorur si antibiotik, ndërsa grekët e vjetër me ndihmën e uthullës i kanë bërë turshi apo konservuar perimet dhe mishin. Pacientëve derisa i shëronin nga sëmundjet mjekët e lashtë grek u kanë dhënë pije shëruese nga mjalti dhe uthulla. Edhe në Bibël thuhet që uthulla është përdorur për shkak të veçorive të saj shëruese dhe relaksuese.

Kur gjenerali i madh Hanibali në shekullin 3 para erës së re ka kaluar Alpet me ushtrinë e vet të elefantëve, në këtë sipërmarrje e ka ndihmuar uthulla. Copat e gurëve që i kanë dalë në rrugë janë nxehur dhe spërkatur me uthull, çka i ka thyer. Gjatë luftës së parë botërore me uthull janë shëruar plagët, ndërsa samurajët e lashtë në Azi kanë besuar që uthulla është tonik i cili ua rrit forcën dhe vitalitetin.

Edhe sot në mjekësinë popullore uthulla konsiderohet eliksir i jetës së shëndetshme. Është e pasur me acidin acetik i cili rrit absorbimin e mineraleve të rëndësishme nga ushqimi që e hamë. Përveç kësaj, uthulla mund të balancojë sheqerin në gjak sepse aktivizon enzimat tretëse që shpërbëjnë karbohidratet nga ushqimi në sheqer dhe kështu ngadalëson absorbimin e sheqerit në gjak. Uthulla mund të na ndihmojë në reduktimin e masës trupore sepse me të mund të zëvendësojmë ushqimet e pasura me yndyra, si dressing kalorik për sandviç dhe sallatat e bazuara në majonezë. Varësisht nga mënyra e përfitimin, ka shumë lloje uthulle dhe me të shpeshtat janë këto:

FIDANISHTJA

Uthulla alkoolike. – Fitohet me fermentimin e alkoolit të pastër etilik. Përveç se për përgatitjen e ushqimit dhe turshive, mund të ketë edhe aplikime tjera në shtëpi, si pastrimi dhe largimi i gurzive.

Uthulla e verës. – Ashtu si vera, mund të jetë e bardhe dhe e kuqe, ndërsa kualiteti i saj varet nga lloji i verës nga e cila është përfituar. Përveç që është krijuar nga vera e mirë, uthulla kualitative e verës maturohet në fuçi druri prej disa javësh deri në disa vjet.

Uthulla balsamike – Është mbretëresha e uthullës. Ka ngjyrë të errët dhe përbëhet nga shtresat me shije subtile. Pas fermentimit të dytë mbahet në fuçitë e drurit ku maturohet apo vjetërsohet prej 10 deri 30 vjet, ndonjëherë edhe më gjatë. Disa uthulla balzsmike krijohen edhe me derdhjen e saj në fuçitë e krijuara nga llojet e ndryshme të drurit. Pikërisht ky kombinim i fuçive të drurit, verës dhe kohës i jep shije unike.

Uthulla e mollës. – Ka shije të fortë dhe ngjyrë të ngrohtë të mjaltit. Shpesh përdoret në mjekësinë popullore dhe i atribuohen shumë veçori shëruese. Thonë që redukton kolesterolin dhe yndyrat në gjak, pastron organizmin, rregullon tretjen dhe normalizon shtypjen e gjakut.

Uthulla e orizit. – Përfitohet me procesin disamujor të tharbëtimit të orizit integral. Origjinën e ka nga Kina dhe Japonia. Në krahasim me llojet tjera të uthullës është shumë e lehtë dhe ka shije pak të ëmbël. I atribuohen shumë veçori shëruese, për shembull, konsiderohet që lehtëson lodhjen, përmirëson tretjen, i jep shkëlqim flokëve dhe ulë tensionin.

Uthulla Umeboshi. – Në fakt është lëng i cili krijohet me procedurën e vënies në turshi të kumbullave umeboshi. Ka aromë të lehtë, citrusi. Në mjekësinë orientale shërben për forcimin e stomakut dhe zorrëve tek helmimi dhe inflamacionet bakteriale, ndërsa thonë që largon edhe lodhjen.

http://koha.net/?id=13&l=72648

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.