Ushtria serbe keqtrajton banorët dhe kafshët e fshatit Konçul

Bujanoc – Në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, Ganimet Osmanit për orë të tëra u janë uzurpuar lopët nga ana e Ushtrisë Serbe, me arsyetimin se Ganimeti të mërkurën me 13 mars 2013, lopët kishte vendosur t`i kulloste në vendet e zakonshme dhe në pronësi të bashkëfshatarëve të tij pohime këto që për ushtrinë serbe ishin të pa baza kinse Ganimeti nuk ka pasur të drejt të bëj një gjë të tillë pasi që ai i përkiste zonës kufitare.
Ganimet Osmani, thotë se lopët janë të vaksionuar dhe posedojnë librezat e shëndetësisë të lëshuar nga Qendra e vetenaris të Bujanocit.
Ganimet Osmani ishte ankuar tek Kryetari i Bashkësisë Lokale Zylqefli Sherifi.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Konçul , Zylqefli Sherifi, raportoj për RTB-në se rastin e dy qytetarëve nga fshati Konçul , Ganimet dhe Lazim Osmani, e ka paraqitur tek kryetari i Komunës të Bujanocit, Dr. Nagip Arifi dhe tek kryetari i trupit koordinues Zoran Stankoviq ku kishte njoftuar për rastin në fjalë ndërsa kishte kërkuar një takim edhe me përfaqësuesit e OSBE-së, ku ata kishin qenë shumë të zanun duke shtyer takimin për javën e ardhshme.
Stankoviq i kishte thënë Sherifit në takim, se kishte telefonuar Gjeneralin e kazermës ushtarake të Vranjës, ku ai kishte deklaruar se ata kishin dyshuar se lopët po transmetoheshin në drejtim të territorit të Kosovës, ndërsa ata kishin dyshuar se ajo është vija kufitare me Kosovën.
Sherifi deklaroj se ky ekses ka ngritur revoltën tek qytetarët e fshatit Konçul ku qytetarët e fshatit kanë deklaruar se do të protestojnë duke bllokuar rrugën kryesore Bujanoc – Gjilan./BujanociNet/