Ushtria largon vëmendjen nga hallet e kosovarëve

“Ne jemi të dëshpëruar, që propozimi nuk është diskutuar paraprakisht ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të NATO-s dhe aktorëve të tjerë relevantë. Ne jemi të brengosur, që ky propozim e rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n dhe vë pengesa në dialogun për normalizim. Ne e kemi mbështetur fuqishëm gjatë gjithë kohës një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Megjithatë, shprehim keqardhje që polarizimi i çështjeve, sikurse kjo, e heq vëmendjen nga reformat shumë më urgjente, siç është implementimi i një sigurimi shëndetësor, apo ofrimi i një mirëqenieje më të mirë sociale për njerëzit”, thotë diplomatja gjermane Angelika Viets.
Gjermania kërkon proces transparent politik dhe kushtetues.
“Ne jemi të dëshpëruar, që propozimi nuk është diskutuar paraprakisht ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të NATO-s dhe aktorëve të tjerë relevantë. Ne jemi të brengosur, që ky propozim e rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n dhe vë pengesa në dialogun për normalizim. Ne e kemi mbështetur fuqishëm gjatë gjithë kohës një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Megjithatë, shprehim keqardhje që polarizimi i çështjeve, sikurse kjo, e heq vëmendjen nga reformat shumë më urgjente, siç është implementimi i një sigurimi shëndetësor, apo ofrimi i një mirëqenieje më të mirë sociale për njerëzit”, thotë diplomatja gjermane Angelika Viets në intervistën për “Kosova Sot”,raporton Gazeta Kosova Sot
“Kosova Sot”: Si e vlerësoni situatën aktuale në Kosovë?
Angelika Viets: Në cilin aspekt? Ju sigurisht doni një vlerësim të situatës politike. Mirëpo, unë mendoj se për politikë është duke u diskutuar dhe shkruar së tepërmi. Për këtë arsye le t’i qasemi situatës nga një perspektivë tjetër. Gjërat – ndonëse shumë ngadalë – janë duke shkuar përpara. Ka zhvillime të vogla pozitive, shumë njerëz po japin arsye për të shpresuar. Mirëpo, do të mund të ishte edhe më mirë dhe ky përparim të ishte më i shpejtë, në qoftë se të gjithë atauqë kanë mundësi, i përvishen punës dhe e çojnë Kosovën përpara. Kjo do të mund të fillonte për shembull, duke mos e shëmtuar natyrën e mahnitshme të këtij vendi, por duke e pastruar atë nga mbeturinat. Në vend se të priten drunjtë, të mbillen fidanë të reinj. Të pastrohen lumenjtë, në mënyrë që të kthehen peshqit. Të ruhet trashëgimia e baballarëve për gjeneratat e reja. Nuk arsyetohen të gjitha sjelljet me varfërinë. Aq më pak interesi personal, i jashtëligjshëm dhe jopatriotik, që duke pasur jozyrtarisht një marrëdhënie pune me pagë të mirë, njëkohësisht të arkëtosh edhe një pension veterani – e mandej të ankohesh që në këto rrethana nuk të është lëshuar një vizë afariste. Situata, pra, do të ishte më e mirë dhe më e thjeshtë, nëse do të kishte më shumë frymë sociale.
Për transformimin e FSK-së të përfshihen të gjitha palët
“Kosova Sot”: Presidenti ka iniciuar formimin e ushtrisë, por SHBA dhe NATO thonë se kjo po bëhet pa pëlqimin e tyre. Si e komenton Gjermania miratimin e ushtrisë me ligj, pa ndryshuar Kushtetutën dhe pa partneritet me komunitetet? Angelika Viets: Definimi i mandatit dhe strukturës së FSK-së janë vendim sovran i Kosovës. Megjithatë, çdo transformim do të duhej të bëhej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nëpërmjet një procesi transparent politik, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha palët. Vendimmarrësit duhet të marrin në konsideratë deklaratën e NATO-s, sipas së cilës NATO do t’i duhej ta rishikonte nivelin e përkushtimit, në veçanti për sa i përket ndërtimit të kapaciteteve, në qoftë se miratohet draftligji i propozuar. Ne jemi të dëshpëruar, që propozimi nuk është diskutuar paraprakisht në mes të Kosovës dhe partnerëve të NATO-s dhe aktorëve të tjerë relevantë. Ne jemi të brengosur që ky propozim e rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n dhe vë pengesa në dialogun për normalizim. Ne e kemi mbështetur fuqishëm gjatë gjithë kohës një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Megjithatë, shprehim keqardhje që polarizimi i çështjeve, sikurse kjo e heq vëmendjen nga reformat shumë më urgjente, siç është implementimi i një sigurimi shëndetësor, apo ofrimi i një mirëqenieje më të mirë sociale për njerëzit./kosova Sot/