Fundamenti

Ushtria ende nuk është gati: Pos që duhet të bindet Lista Serbe, 39 ligje duhet të ndryshohen

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përkundër asaj që ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi para disa vitësh kishte paralajmëruar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ajo ende duket larg.

Gazeta Blic ka mësuar se përpos pengesave që po i bën Lista Serbe për të votuar në Kuvend ndryshimet Kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duhet të ndryshohen dhe të plotësohen të paktën 39 ligje, që kanë dalë nga Analiza e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

“Çështjet që ndërlidhen me plotësimet dhe ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me emrin, misionin, detyrat dhe strukturën e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, ky burim ka bërë të ditur se gjatë muajit mars MFSK do të dërgojë në Qeveri amendamentet kushtetuese dhe projektligjet për transformimin e FSK-së në qeveri

Në vazhdim Gazeta Blic ua sjell të gjitha ligjet që pritet të ndryshohen dhe plotësohen:

1.1. Ligjit nr. 03/L-045 për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës;

1.2. Ligjit nr. 03/L-046 për Forcën e Sigurisë së Kosovës;

1.3. Ligjit nr. 03/L-082 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës;

1.4. Ligjit nr. 03/L-213 për Komponentin rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës;

1.5.Ligjit nr. 2004/L-084 për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës;

1.6. Ligjit nr. 2004/L-177 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit;

1.7. Ligjit nr. 04/L-089 për Deminimin Humanitar;

1.8. Ligjit 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme;

1.9. Ligjit nr. 04/L-216 për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit;

1.10. Ligjit nr. 04/L-022 për përdorim civil të eksplozivëve;

1.11. Ligjit nr. 03/L-143 për armët;

1.12. Ligjit nr. 04/-L-027 për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;

1.13. Ligjit nr. 03/L-050 për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës;

1.14. Ligjit nr. 03/L-178 për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë;

1.15. Ligjit nr. 04/L-109 për komunikimet elektronike;

1.16. Ligjit nr. 02/L-70 për sigurinë në komunikacionin rrugor;

1.17. Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi;

GRANDEMALL

1.18. Ligjit nr. 02/L-38 për inspektoratin shëndetësor;

1.19. Ligjit nr. 02/L-50 për kujdesin shëndetësor emergjent;

1.20. Ligjit nr. 03/L 244 për rezervat shtetërore të mallrave;

1.21. Ligjit nr. 04/L-018 për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia;

1.22. Ligjit nr. 04/L-070 për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës;

1.23. Ligjit nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre;

1.24. Ligjit nr. 04/L-088 për arkivat shtetërore;

1.25. Ligjit nr. 04/L-198 për tregtinë e mallrave strategjike;

1.26. Ligjit nr. 03/L-246 Për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri;

1.27. Ligjit nr. 04/L-049 Për zjarrfikje dhe shpëtim;

1.28. Ligjit nr. 04/L004 Për shërbimet private te sigurisë;

1.29. Ligjit nr. 03/L-200 për greva;

1.30. Ligjit nr. 03/L-180 për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës të Kryqit të Kuq, emblemave të tjera dalluese dhe sinjaleve;

1.31. Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;

1.32. Ligjit 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik;

1.33. Ligjit 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë;

1.34. Ligjit nr. 04/L-011 për organizimin sindikal në Kosovë;

1.35. Ligjit nr. 03/L-132 për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës dhe Ligjit nr. 03/L-235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës;

1.36. Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë;

1.37. Ligjit Nr. 04/L-023 për persona të zhdukur;

1.38. Ligjit Nr. 04/L-215 për shtetësinë e Kosovës;

Ligjit Nr. 03/L-038 për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.