Eko Higjiena

KFOR: Çdo vendim për Urën e Ibrit duhet të merret në Bruksel në kuadër të dialogut

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Tema e hapjes së Urës së Ibrit pasi ishte aktualizuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut muaj më parë, është bërë së fundi edhe temë në takimin e kryeministrit Albin Kurti me përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës është konfirmuar e në takimin e javës së kaluar në Qeverinë e Kosovës është diskutuar edhe për hapjen për vetura të Urës së Ibrit.

“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, thuhej në njoftimin e Zyrës për Media të Qeverisë së Kosovës më 17 korrik, shkruan Gazeta Express.

Por çfarë thonë për hapjen e Urës së Ibrit ata që janë të pranishëm në mënyrë konstante në Urën e Ibrit dhe në zonat përreth.

ARKATANA

Në një përgjigje për Gazetën Express nga zyra për media e KFOR-it kanë thënë se vazhdojnë të japin kontributin e tyre për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, duke përfshirë prezencën fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullimet e rregullta në zonat përreth”,

Nga KFOR potencojnë se çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në Bruksel në kudaër të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, negociata këto që NATO vazhdon t’i përkrahë, përfshirë edhe përpjekjet e KFOR-it.

“Çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin NATO vazhdon ta mbështesë, duke përfshirë përpjekjet e KFOR-it”, kanë thënë nga KFOR-i.

Sot për Urën e Ibrit ka folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Stano ka thënë se çdo vendim duhet të merret në kuadër të dialogut dhe ka bërë thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.