Mobi Casa

Ushtria e Kosovës, peng i Beogradit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës po mbahet peng nga Lista Serbe dhe ka rrezik që Qeveria e Kosovës të hyjë në lojëra të rrezikshme dhe në pazare të rënda për ushtrinë e ardhshme të shtetit.

Këto janë dyshimet që i kanë shfaqur deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten gjatë seancës plenare, të cilët kanë kërkuar procedimin e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të FAK-ut.

Ishte deputeti, Rexhep Selimi, ai i cili kërkoi sqarime për mosprocedimin e FAK-ut, duke tërhequr vërejtjen se mazhoranca ka rrezik që të hyjë në pazare me Listën Serbe për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

United Hospital

“Qeveria po luan lojë të rrezikshme dhe po bën pazar të rëndë për Kosovën, duke e pyetur Beogradin përmes Listës Serbe për Ushtrinë e Kosovës”, tha Selimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Duke e ditur se amendamentet kushtetuese për krijimin e FAK-ut kërkojnë votën e dyfishtë të minoritarëve, ai tha se kjo tregon se Lista Serbe përmes direktivave të Beogradit e ka bllokuar çështjen e krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Në seancën plenare të legjislativit, deputeti nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka ngritur çështjen e zvogëlimit të buxhetit për veteranët e luftës së UÇK-së për 6 milionë euro më pak./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.