Eko Higjiena

Ushtri pa pilotë e helikopterë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk ka asnjë pilot, asnjë helikopter e as që mund të pretendohet që tash për tash të ketë avion luftarak. Aktualisht FSK-ja, në sytë e kosovarëve është ushtria e ardhshme e vendit, por ende e ka statusin e një force që duhet të ndërhyjë vetëm në raste fatkeqësish natyrore.

Kjo forcë megjithatë është duke shkolluar gjashtë kadetë, me shpresën se do të vazhdojnë shkollimin për pilotë dhe inxhinier të aviacionit. “Aktualisht në shkollim në Turqi janë 6 kadetë pjesëtarë të FSK-së. Pas përfundimit të dy viteve në Akademi Ushtarake ata do të vazhdojnë shkollimin për pilotë dhe inxhinierë të aviacionit”, thonë nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.

UBT

Në këtë ministri thonë se deri në fund të vitit, pritet të përfundojë Rishikimi i Sektorit Strategjik të Sigurisë së Kosovës, nga ku do të varen edhe blerjet e mundshme… (Tribuna).