GRANDEMALL

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë – Serbi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes kanë realizuar një patrullë rutinë sot në veri të Kosovës, përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

KFOR përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto patrullime janë pjesë e angazhimit të tij të përditshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Po ashtu, misioni riafirmoi angazhimin për të zbatuar mandatin e tij, i cili është i mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

FIDANISHTJA

KFOR gjithashtu theksoi se po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të koordinuar veprimet e sigurisë në terren.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.