GRANDEMALL

Ushtarët amerikan përqafojnë aksionin për të dhuruar gjak vullnetarisht

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ushtarët e KFOR-it amerikan kanë shprehur gatishmërinë që të dhurojnë gjak vullnetarisht bashkë me drejtuesit e kryqit të kuq dhe qytetarët në Kamenicë.

Stafi i Kryqit të Kuq dega në Kamenicë ka pritur përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan . Sekretari i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë Rexhep Morina, i ka njoftuar ushtarakët amerikan me programet e degës të cilat zbatohen në teren.

Përfaqësuesit e KFOR-it ndërkaq u interesuan për gjendjen ekonomike në teren, për familjet me gjendje te rënd socio-ekonomike, mënyrën se si mund t`i ndihmojnë familjeve me gjendje të rënd, si me ushqim, veshmbathje dhe gjëra tjera të nevojshme.

Eco Higjiena

Interesim i veçantë i KFOR-it Amerikan ishte programi i Gatishmërisë dhe Reagimit në Fatkeqësi të cilin program dega e Kryqit të Kuq e ka si prioritet të parë në raste të fatkeqësive elementare natyrore.

Gjithashtu ushtarët amerikan kanë shprehur gatishmërinë që të organizojnë një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut nga qytetarët dhe nga ushtarët e KFOR-it Amerikan. Kjo ide e ushtareve Amerikan u mirëprit nga sekretari i degës Morina.

Përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan u zotuan se do të lobojn për shumë çështje që i takojnë Kryqit Kuq me mundësit e tyre që kanë. Njëherit do të interesohen që ndihmat të cilat shpërndahen në teren nga KFOR-i në të ardhmen të shpërndahen përmes Kryqit të Kuq dega në Kamenicë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.