RCCOLA

Ushqimet që mbrojnë nga kanceri

/ 5 minuta lexim
KKVITI

A mundet ushqimi i shëndetshëm t’ju mbrojë kundër kancerit? Fondi botëror i hulumtimeve kundër kancerit, vlerëson se rreth 34 për qind e rasteve të kancerit janë të lidhura me faktorët e jetesës, duke përfshirë edhe ushqimin. Lajm i mirë është se shumë studime tregojnë efektet pozitive të ushqimit kundër kancerit.

Brokoli
Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës dhe të prostatës. Vepron për shkak se, shija pak e hidhur e brokolit dhe kushërinjve të tij si, lakra dhe lulelakra, konsiderohen si arsyeja kryesore për efektet mbresëlënëse në luftën kundër kancerit. Në studimet laboratorike është dëshmuar se përbërësit e hidhur izotiocianatët dhe glukozinolatet pengojnë përhapjen e kancerit.

Hudhra
Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e stomakut, zorrës së trashë, gojës dhe fytit.
Ajo vepron për shkak se komponimet që i japin aromën unike hudhrës, përmbajnë agjentë të fortë kundër kancerit. Të gjitha bimët e familjes së qepës, duke përfshirë preshin dhe qepët e kuqe, përmbajnë këto komponime. Në studimet laboratorike, kanceri i detyruar kimikisht është ndërprerë nga komponimet aktive të përfituar nga allicini ( i cili vjen nga hudhra ). Studimet në njerëz kanë treguar një rrezik më të ulët të disa kancereve të zakonshme në mesin e atyre që kanë ngrënë shumë hudhër, në krahasim me ata që nuk e kanë konsumuar.

Vaji i peshkut
Mbron kundër kancerit të avancuar të prostatës.
Vepron për shkak se acidet yndyrore omega-3 në vajin e peshkut, të tillë si salmoni ose skumbri, kanë veti anti-inflamatore që mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit agresiv të prostatës. Burrat të cilët rregullisht konsumojnë peshk, kanë një rrezik më të ulët të sëmundjes. Një ushqim i pasur me acide yndyrore omega-3, përmban pak yndyra të ngopura, të cilat janë të lidhura me disa lloje të kancerit.

Çaji jeshil
Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të fshikëzës, stomakut dhe zorrës së trashë. Vepron për shkak se përbërësi më i rëndësishëm në çajin jeshil kundër kancerit, është EGCG ( epigallokatehin-3- gallate), një antioksidant i fuqishëm që ndalon dëmin në nivelin gjenetik në kulturat laboratorike. Në studimet e kafshëve, parandalon kancerin të formojë furnizimin e vet të gjakut, që do të thotë se nuk mund të rritet. Çaji jeshil ka më pak kafeinë sesa çaji i zi ose kafeja, por në qoftë se e pini atë në sasi të mëdha, mund të shkaktojë probleme të tilla si pagjumësia.

Hidromorava

Salca e domateve
Mbron kundër kancerit të prostatës dhe llojeve të tjera të kancerit. Vepron për shkak se, përbërësi kyç në domate është likopeni, i cili pengon rritjen e qelizave të kancerit të prostatës dhe është i lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit të prostatës. Interesante është se nivelet e likopenit janë dukshëm më të larta në domatet e ziera. Është edhe më mirë në qoftë se salcës i shtoni pak vaj ulliri, sepse yndyra e rrit absorbimin.

Kosi
Mbron kundër kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë.
Ai vepron për shkak se, probiotikët, bakteret e dobishme që janë gjetur në kos, ndikojnë në shëndetin e tretjes dhe sistemin imunitar. Në studimet e kafshëve, ka rezultuar se konsumimi i rregullt i kosit rrit nivelin e komponimeve imunologjike kundër kancerit, të tilla si, interferonet dhe të ashtuquajturat qelizat vrasëse natyrore.

Portokalli dhe karota
Mbrojnë kundër kancerit të mushkërive dhe llojeve tjera të kancerit. Veprojnë për shkak se, portokalli dhe karota janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C dhe beta-karotene. Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, molekula që shkaktojnë dëme që mund të çojnë në kancer. Ushqimi i pasur me fruta dhe perime është i lidhur me një rrezik të reduktuar të kancerit të mushkërive dhe llojeve të tjera të kancerit. Kini kujdes sepse duke marrë beta-karotenin si shtesë të ushqimit, nuk është provuar të jetë mënyrë efektive.

Fara e lirit
Mbron kundër kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë.
Vepron për shkak se, fara e lirit përmban lignane, estrogjene bimore që ndryshojnë metabolizmin e estrogjenit natyror në një mënyrë që mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit. Ashtu si të gjitha ushqimet e pasura me fibra, liri ka një efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.