GRANDEMALL

“Urdhër arrest” për kryeministrin Thaçi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dikush e kishte shfrytëzuar natën për të lëshuar një “urdhër arrest” nëpër Prishtinë për Kryeministrin Hashim Thaçi, zv/kryeministren Mimoza Kusari-Lila dhe ministrat Besim Beqaj dhe Bedri Hamza.

Prishtina sot është mbushur me “urdhër arreste”, mirëpo deri tani askush nuk e ka marr përsipër ketë aksion.

Mijëra letra janë vendosur nëpër vende të dukshme në të cilat shkruan: Stacioni Policor Qendër pas marrjes së autorizimit nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë vepruar kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke e shkatërruar ekonominë e vendit përmes shitjes së ndërmarrjeve publike si: Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) dhe Distribucionit të KEK-ut si dhe dyshimit të bazuar qe të njëjtin kanë shprehur gatishmëri edhe për likuidimin e ndërmarrjes Trepça, lëshon Urdhër Arrest për personat e poshtëshënuar:

Eco Higjiena

1. Hashim Thaçi
2. Besim Beqaj
3. Bedri Hamza
4. Mimoza Kusari- Lila

Në “Urdhër Arrest” thuhet se, të njëjtit, të motivuar nga interesat e tyre personale dhe klanore, e kanë dëmtuar rënë funksionimin e ndërmarrjeve me profitabile të vendit, në mënyrë që kështu ta arsyetojnë privatizimin me çmim sa më të lirë duke e rrezikuar seriozisht ekonominë e vendit. Këta persona dyshohet se janë vënë në shërbim të kompanive të huaja në mënyrë që duke ua shitur lirë ndërmarrjet e Republikës së Kosovës të përfitojnë shuma të majme parash.

“Të pandehurit edhe në raste të mëhershme kanë kryer vepra kriminale jashtëzakonisht të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe të njëjtit paraqesin rrezik të vazhdueshëm për shoqërinë, në rast se lihen të lirë. Policia e Kosovës i fton qytetarët që për çdo informatë në lidhje me vendndodhjen e personave të lartcekur të kontaktojnë në numrin e telefonit 112 apo në stacionin më të afërt të Policisë”, shkruan në urdhër-arrest./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.