UBT

Ambasadori turk: Marrëdhëniet me Kosovën janë të thella, FSK-ja po ecën në drejtimin e duhur

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Turqisë dhe Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e Ankarasë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ambasadori ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të thella dhe se Kosova si vend i pavarur ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan.

Ai ka theksuar se shteti i tij është duke zhvilluar bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me vendin tonë.

“Marrëdhëniet tona me Kosovën janë shumë të thella dhe shumë të rëndësishme për ne, sepse besojmë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane ka krijuar ose ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Në këtë drejtim dhe gjithashtu në përputhje me disa aleatë të tjerë të NATO-s, Turqia po zhvillon bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Kosovën. Ky është një bashkëpunim thjesht mbrojtës midis vendeve tona dhe shpresojmë që ai të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ambasadori Tunç Angılı ka thënë se Turqia së bashku me aleatet e NATO-s janë duke ofruar mbështetje për transformimin e FSK-së.

ARKATANA

Ai ka theksuar se FSK-ja është duke ecur në drejtimin e duhur.

“Sa i përket transformimit të FSK-së, siç mund ta dini, brenda NATO-s ekziston një kuadër i bazuar në katër shtylla për transformimin e FSK-së. Së bashku me disa aleatë të tjerë të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, edhe Turqia po ofron mbështetje për transformimin e FSK-së. Personalisht, mendoj se FSK-ja tani po ecën në drejtimin e duhur”, ka thënë ai.

Ambasadori turk ka folur edhe për rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut në zgjidhjen e çështjeve mesë Kosovës dhe Serbisë, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se dialogu mes dy vendeve duhet që të vazhdojë.

“Së pari, ne besojmë se, si Turqi, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç diplomacisë dhe dialogut për zgjidhje të qëndrueshme të dallimeve. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për zgjidhjen paqësore të të gjitha dallimeve në vendet tona të Ballkanit, sepse i shohim të gjithë si vëllezër dhe miq të Turqisë. Sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shpresojmë që ai të vazhdojë. Si Turqi, ne jemi gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë dhe të mbështesim procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.