Eko Higjiena

UP në grusht të Thaçit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Enis Veliu – Universiteti i Prishtinës (UP) përfundimisht është futur në grushtin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ky i fundit po bën thuajse çka po do me institucionin më të lartë arsimor në vend.

Ky (Thaçi) po vendos për përzgjedhje të stafit akademik, për studime master e për studime të doktoraturës.

Por, së fundi ai ka marrë guximin që të hyjë edhe në çështje financiare, pavarësisht se nuk shquhet si njohës i mirë i rrethanave ekonomike në vend, pasi që me profesion është historian.

Zbritja për 50 për qind e semestrave, ushqimit në mensë, si dhe fjetjes në konvikte ishte njëri nga vendimet e fundit të kryeministrit Hashim Thaçi, i bërë publik në mbledhjen e fundit të Kabinetit qeveritar.

Por, vendime tjera që për qëllim kanë “lehtësimin” e jetës së qytetareve, që punojnë në administratën publike, janë duke u marrë thuajse çdo ditë, edhe pse deri me tash mënyra se si do të zbatohen në praktikë ka mbetur mister.

Premtimet e dhëna deri më tash kanë kaluar disa herë shumën e mjeteve që ka Kosova në dispozicion si për paga, ashtu edhe për investime kapitale.

Së paku deri më tash kryeministri i Kosovës nuk ka qenë i qartë se si do t’i krijojjë mjetet për të mbuluar shpenzimet, sado që syrin ua ka vënë mjeteve nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore (NSH) dhe mjeteve të grumbulluara në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës( FKPK).

Uji Dea

Por, marrja eventuale e tyre është cilësuar si veprim i jashtëligjshëm. Ama kur është fjala për popull, shefi i qeverisë s’e ka shumë gajle për këtë punë.

Shokët dhe miqtë e tij e kanë cilësuar si misionar dhe bujar, gjithmonë duke dhuruar, apo premtuar gjëra që nuk janë të tijat, por të qytetarëve të këtij shteti.

Nga një maji i këtij viti, sipas kryeministrit Thaçi, për regjistrimin e një semestri studentet duhet të paguajnë vetëm 25 euro, ndërkaq për të fjetur në konvikte edhe 20 të tjera. E ushqimin të cilin ata do ta hanë thuajse është falas, pasi që me 15 euro në muaj ata do t’i hanë hiç më pak se 60 shujta të ngrohta.

Shumëkujt kjo mund të mos i besohet, ama kryeministri i Kosovës ka marrë vendim që të ndodhë një gjë e tillë, është kohë fushate, e votat për të janë më të vlefshme se asnjëherë më parë. Zbritja e pagesave për shërbime është paksa absurde, pasi që është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Universitet. Po ashtu, këtu gjendja do të vështirësohet edhe më shumë, pasi që të hyrat vjetore do t’i kenë më të vogla për rreth 3 milionë euro.

Vendimi i fundit i Thaçit për lirimet në Universitet, por edhe vendimet tjera që ai po i merr thuajse çdo ditë e që kanë implikime të rënda financiare, po e vënë në rrezik stabilitetin financiar të vendit, ku për ketë çështje Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e filloi programin e ri mbështetës me Kosovën, por edhe kjo s’i bëri përshtypje kryeministrit. Ai është në gjah pas votave. Jep gjithçka vetëm për të mbetur këtu ku është.

Rritja e shpenzimeve, dhe në anën tjetër zvogëlimi i të hyrave, është absurdi më i madh që ndodh në qeverinë e Hashim Thaçit.

Madje, për një veprim të tillë nuk po reagojnë as edhe vartësit e tij që njihen si “tyxharë” të mirë, e siç është ministri i Financave Besim Beqaj, por edhe paraardhësi i tij Ahmet Shala, i cili përfaqëson Kosovën në Japoni.