Fundamenti

UNMIK-u i dhuron Artanës një Jeep Toyota

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komunës së Novobërdës i është dhuruar një veturë e tipit Jeep Toyota nga përfaqësuesit e UNMIK-ut.

Robert Sorenson përfaqësues i UNMK-ut SRSG në Kosovë vizitoj Artanën dhe i dhuroj një xhipë kësaj komune. Sorenson me këtë rast është pritur nga kryetari i Komunës, Svetislav Ivanovic.

Fundamenti

Sorenson ka thënë se ky donacion do ua lehtësojë punën zyrtareve komunal, sidomos atyre që dalin në teren. “Ky automjet transportues ka për qëllim funksionimin më të mirë dhe më efikas të Administratës komunale” ka thënë Sorenson.

Kurse kryetari i Komunës Svetisllav Ivanoviq e ka falënderuar përfaqësuesin e UNMIK-ut për këtë donacion dhe ka thënë se ky automjet do të shërbej për nevojat e Komunës që ajo të jetë sa më efektive./rajonipress/