Eko Higjiena

Universiteti, i sëmurë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Milaim Shefkiu – Universiteti i Prishtinës ka disa vjet që është bërë përrallë në vete, ndërsa muajt e fundit ka tejkaluar konceptin e përrallës. Është bërë “horë”. E ka përfshirë një sklerozë, ku gjysma e trupit nuk i funksionon.

Dikur i cilësuar si truri i kombit, tashmë siç thoshte një profesor, është bërë si ai plaku me “parkinson”, që i dridhen gjysma e organeve.

Protestat e studentëve për ndryshime në Universitet, rezultuan me dorëheqjen e rektorit e të prorektorëve, por edhe të gjysmës së anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Pa u kthyer në retrospektivë, se kush i nxiti protestuesit për ta shkarkuar menxhmentin e UP-së, skandalozja e gjithë kësaj bëme, është kolapsi në universitet.

Nën një, Universiteti i Prishtinës pa asnjë mëdyshje, duhet të futet në “detektor” ose në atë që quhet “pastrim kimik”, për t’iu hequr të gjitha njollat politike, sepse ky institucion tashmë është etiketuar si vend i politikës e jo i shkencës.

E dyta, të gjithë titujt akademikë duhet të verifikohen, bashkë me to edhe diplomat dhe të gjitha punimet që janë botuar brenda dhe jashtë vendit, nga periudha e pluralizmit e këndej. Këto janë çështje parimore, nëse dikush ia do të mirën universitetit, ndërsa nëse vazhdohet “loja e kapuçave” si në kohën e Azem Bejtës, që kush fiton garën politike e shtrin autoritetin, atëherë Universiteti do të shndërrohet në një arenë “matadorësh”, ose thënë shkurt si qeveritë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, që ndërroheshin brenda ditës.

Përveç menaxhmentit dhe profesorëve, e njëjta vlen edhe për studentët e UP-së, të cilët prioritet duhet ta kenë shkencën, jo të shndërrohen në “shegert” të partive politike dhe të veprojnë për interesa të ngushta klanore e politike.

FIDANISHTJA

Kjo është vetëm tablo në mishmashin e quajtur UP.

Dorëheqjet e fundit kanë shkaktuar kolaps brenda “institucionit të dijes”. Ka dy javë që Qeveria e Kosovës nuk po arrin të gjejë zgjidhje, qoftë edhe kalimtare për të emëruar një zëvendës të Ibrahim Gashit, ose edhe për të plotësuar Këshillin Drejtues me anëtarë të rinj. Mund të konkludohet se UP aktualisht gjendet në anarki, pa organe drejtuese, me Senat jo efektiv dhe pa Këshill Drejtues funksional.

Pas lëshimit të parë, që në UP të instalohen njerëz me ngjyra politike, MASHT dha një rekomandim tjetër joligjor. Kërkoi që Senati të emërojë një ushtrues detyre të rektorit. Mirëpo Senati nuk e “hëngër” këtë “trangull” të MASHT-it, duke kërkuar funksionalizimin e Këshillit Drejtues, që ky i fundit me shumicë votash ta emërojë ushtruesin e detyrës së rektorit. Këshilli, ndërkaq, për të marrë vendime duhet t’i ketë gjashtë anëtarë, e realisht i ka vetëm pesë, sepse katër anëtarë kanë dhënë dorëheqje. Ky lloj pingpongu tregon më së mirë se në çfarë gjendje, aktualisht, është UP.

Në Universitet aktualisht gjithçka funksionon horizontalisht. Secili dekan merr vendime në vete, ndërsa 50 mijë studentë kanë mbetur si “rikat në mjegull”.

Atyre që kanë diplomuar, duhet t’ua nënshkruajë diplomat rektori, ndërsa dështimi me marrjen e bursave është tablo tjetër e mozaikut të shkarravitur të Universitetit të Prishtinës.

Teposhta e UP-së ka nisur vite më parë por dy-tri vitet e fundit ka rënë në “fund të pusit”. Imagjinojeni, as Agjencia e Akreditimit nuk i ka akredituar disa nga programet e UP-së, sepse nuk ka pasur staf të kualifikuar akademik dhe pa kurrikula të nevojshme universitare.

Dëshmi se përfundimisht në UP bëhet politikë, jo shkencë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.