United Hospital

Universiteti i pushtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këtë javë i janë fashitur sytë shtatores së Hasan Prishtinës, e cila ndodhet në oborrin e Rektoratit të Universitetit më të madh publik që ka Kosova. Bashkë me këtë, i është lënë në gjoks edhe një pankartë me këtë përmbajtje: “Unë e shkriva pasurinë për arsim; ju po e shkrini arsimin për pasuri”.

Ishte ky reflektim i studentëve për zhvillimet që kulmuan dy javë më parë në Universitetin e Prishtinës.

Një hulumtim i “Kohës Ditore” ka gjetur se rektori Ibrahim Gashi është ngritur në gradën më të lartë akademike duke mashtruar UP-në për numrin e punimeve shkencore të publikuara në revista me recension ndërkombëtar.

Mobi Casa

Nga pesë që i ka prezantuar në procesin e avancimit, numër minimal ky për gradën që ka marrë, tri janë të publikuara në Revistën Ndërkombëtare të Inxhinierisë dhe Shkencave Menaxhuese, me seli në Indi. Gazeta ka dëshmuar se si kjo revistë është një skemë e rreme dhe aty publikohet çka do, nëse në konto bankare të saj bëhet një pagesë prej 80 dollarësh.

Prej dy javësh ka marrë zjarr debati më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë, përkitazi me arsimin e lartë. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.