UBT

Universiteti i Gjilanit përkrah aksionin për pastrimin e liqenit të Badovcit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Një grup i studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit të prirë nga prorektori i financave Sabri Tahiri janë organizuar dhe janë nisur për të marrë pjesë në pastrimin e liqenit të Badovcit. Sabri Tahiri tha se ky aksion është simbolik, por ka një domethënie sepse po përkrahet një aksion që për qëllim ka sigurimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Prishtinës.

Një grup i studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit të dielën jajë nisur për të marrë pjesë në aksionin për pastrimin e liqenit të Badovcit, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Sabri Tahiri prorektor për financa në këtë universitet i cili ka edhe një shpirt ambientalisti tha për rajonipress se ndonëse aksioni është simbolik, megjithatë ka një domethënie të madhe sepse po marrim pjesë në një aksion që për qëllim ka sigurimin ujit për qytetarët e Prishtinës.

Tahiri tha se aksioni ka qenë i motivuar nga vet studentët dhe pjesëmarrja e tyre është vullnetare. “Kemi pasur shumë oferta nga grupet e studentëve për të shkuar në mënyrë masovike, por mendojmë se kësaj radhe ky kontingjent është i mjaftueshëm për të përkrahur simbolikisht aksionin” tha Tahiri./rajonipress/