RCCOLA

Union Berlin kërkon Fejzullahun

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Erton Fejzullahu mund të kalojë në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Është skuadra e Union Berlinit, ajo që po kërkon shërbimet e sulmuesit kosovar të Djurgardenit të Suedisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat suedeze, të cilin nuk e mohon as vetë lojtari. Kalimi i tij mund të bëhet në verë, pavarësisht se ka kontratë edhe dy vjet me suedezët.

“E di se ky klub është i interesuar për mua. Është klub shumë i mirë. Të shohim se çfarë do të ndodh në verë. Synimet e mia janë të kalojë në liga më të forta. Mendoj se një shitje e imja do të ishte e mirë edhe për klubin, në aspektin ekonomik”, ka thënë Fejzulahu për ‘fotbollskanalen.se’.

Mobi Casa

Ai në janar ishte pjesë e një grumbullimi të Përfaqësueses A të Suedisë, ku shënoi dy gola në miqësoren me Moldavinë, por pavarësisht kësaj nuk ia mbushi mendjen përzgjedhësit suedez, Erik Hamren ta ftojë për miqësoren e 5 marsit.