Fundamenti

Unë mund të dëmtohem e Veseli të përmirësohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala vazhdon të jetë kritik ndaj zhvillimeve brenda partisë që i takon. Gjatë një interviste për Tribunën, një pjesë të “fajit” për gjendjen aktuale në partinë që qeverisë vendin, ai ia ka hedhur nënkryetarit Kadri Veseli.

“Pas kritikave që unë vazhdimisht i kam bërë ndaj segmenteve qeverisëse apo edhe partiake, e kam parë se asgjë nuk po lëviz në drejtim të zgjidhjes së tyre. Prandaj, duke e nuhatur një situatë të tillë vendosa qe t’i ‘trokas’ në derë atë që unë e konsideroj (Kadri Veselin) njërin prej njerëzve më përgjegjës për gjendjen e tanishme, ndaqi për të mirë ndaqi për të keq”, ka thënë Buzhala.

Deputeti ka shtuar se pakënaqësitë e tij ndaj PDK-së janë të shumëfishta. Ai e ka kritikuar edhe nominimin e Agim Çekut për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, pasi sipas tij ky subjekt ka pasur emra tjerë për këtë pozitë.

FIDANISHTJA

“Në vend se PDK të konkurronte në Prishtinë me Memlin apo Blerandin, ne kemi bërë hapa prapa duke e nxjerr prej arkivave të luftës Agim Çekun. Me keqardhje e them se të gjithë subjektet politike me ndikim në garën për Prishtinë kanë shënuar hapa para, pos PDK-së dhe LDK-së”, ka vlerësuar Buzhala.

Ai gjatë kësaj interviste ka folur për marrëdhëniet e tij me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi dhe nënkryetarin Veseli si dhe raportet e këtyre dy të fundit me Fatmir Limajn…(Tribuna).