Eko Higjiena

UNDP dhe IOM dhurojnë kupon në vlerë të 60 dhe 70 eurove për familjet skamnore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Donacionet në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar. Organizatat ‘UNDP’ dhe ‘IOM’, kësaj radhe kanë dhuruar donacion për 176 familje me asistencë sociale kuponë të cilët do t’i përdorin për të marr gjëra ushqimore.

Drejtoresha e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi duke falënderuar donatorët ka thënë se komuna është duke kërkuar mbështetje për familjet në nevojë.
“Donacionet e tilla janë të mirëseardhura e sidomos kur bëhet fjalë për familjet në nevojë. Ne jemi në vazhdimësi në kërkim të donacioneve të tilla të cilat sado pak i ndihmojnë këto familje”, është shprehur ajo.

Udhëheqësi i Qendrës për punë Sociale Rifat Hajdari, së bashku me zyrtarë nga kjo qendër nga sot kanë filluar shpërndarjen e këtyre kuponëve, ku vlera e tyre është 60 dhe 70 euro.

FIDANISHTJA

Familjet me asistencë sociale varësisht nga numri i anëtarëve do të mund t’i shfrytëzojnë këta kuponë në marketin ‘Viva Fresh’.

Kriteret për përzgjedhjen e familjeve janë: nënat vetushqyese, gjendja e vështirë ekonomike e familjes, familjet të cilat janë në gjendje të rëndë sociale dhe kanë shumë fëmijë në shkollë, familjet anëtarët e të cilave kanë problem shëndetësore, si dhe familjet në viset e thella rurale.

Po ashtu këta kuponë do të shpërndahen edhe për komunitetin romë dhe serbë pas disa ditëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.