UBT

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuuesit kyç në misionin e KFOR-it në Kosovë. Kështu u shpreh Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai u pyet se si do të ndikojë procesi i optimizimit në praninë amerikane në KFOR.

“ShBA mbetet kontribuues kyç në KFOR dhe janë plotësisht të përkushtuar të vazhdojnë kontributin e tyre për siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës dhe stabilitet në mbarë Ballkanin Perëndimor. Unë dhe i gjithë personeli i KFOR-it nën komandën time mbetemi plotësisht të përkushtuar në misionin tonë”.

UBT

Ulutash foli edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të misionit që ai udhëheqë me Policinë e Kosovës dhe me FSK-në pas përfundimit të procesit të optimizimit.

“Pikë së pari, KFOR-i veçse ka një koordinim të gjatë dhe të ngushtë dhe efektiv me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in si reagues të sigurisë. Ky bashkëpunim është thelbësor për të vazhduar, siguruar dhe garantuar një mjedis që qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Sa i përket FSK-së, mbështetja jonë mbetet e fokusuar në mandatin e forcës që është origjinal për mbrojtje civile. Kjo realizohet kryesisht përmes një strukture të veçantë dhe plotësuese të udhëhequr nga NATO që quhet Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s që është i bashkëvendosur në selinë e KFOR-it në kampin Film City”.

“Ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë. Vetëm kohët e fundit, bashkë me EULEX-in, e kemi pasur një stërvitje të përbashkët të quajtur ‘Golden Sabre 2026’. Kjo stërvitje na mundësoi të testojmë të gjitha kapacitetet për menaxhimin e krizave, aftësive dhe procedurave në një sërë skenarësh të sigurisë, përfshirë edhe ato që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse dhe mjeteve të rrezikshme”, u shpreh Komandanti i KFOR-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.