Eko Higjiena

Ujkani: Serbia mbetet eksportuesja më e madhe në Kosovë me 37%, duhet edukim i konsumatorëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në emisionin EURO n’7 në T7 me Menduh Abazin ku u diskutua tregtia e lirë në kohë bllokadash, profesori universitar Ujkan Bajra ka thënë se secilin vendim që merr qeveria dhe e prek interesin e qytetarëve, duhet analizuar mirë.

Ai ka pohuar se vendimet e shpejta mund të rendojnë jetën e qytetarëve dhe ta paraqesin shtetin si joserioz karshi respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas tij, bllokada e tanishme e qeverisë mund të arsyetohet në aspektin politik për shkak të agresionit të Serbisë, por që ekonomikisht mund të jetë dëmshme për vendin për shkak të efekteve të shumta që mund ta prekin drejtpërdrejtë edhe xhepin e qytetarit.

Në anën tjetër në bazë të dhënave të prezantuara në emision në 5 muajt e parë të vitit 2023, nga gjithsej 340 milionë eksporte, eksporti i mallrave drejt vendeve të CEFTA-s ka qenë afër 126 milionë euro (vlera e mallrave), ku eksportet janë kryesisht në veri, Maqedonia me 40%, pastaj Shqipëria me rreth 29%, Serbia me rreth 15% dhe Mali i Zi me rreth 13%.

Eco Higjiena

Ndërsa, nga gjithsej 2.2 miliardë importe të mallrave, pjesa e importeve nga vendet e CEFTA-s në Kosovë është rreth 314 milionë (vlera e mallrave), ku Serbia është importuesi më i madh në tregun e Kosovës me rreth 37%. Më pas vjen Shqipëria me rreth 33% dhe Maqedonia e Veriut me rreth 24%.

“Ne mund të marrim si qeveri sot një vendim dhe me blloku çkadoqoft por a i shërben ekonomisë, besoj që jo. CEFTA, apo marrëveshja për tregti të lirë mbetet një instrument politik e që efektet e saj kanë filluar të zbehen edhe për shkak të anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar. Tani pas këtyre anëtarësimeve produktet kosovare e kanë një vend më meritor në tregjet evropiane.

Marrëveshja për tregti të lirë e CEFTA që prej nënshkrimit të saj në 2005 ka pasur për qëllim që të krijojë një treg prej 20 milion banorëve dhe interesi i Kosovës ka qenë pjesëmarrja me produktet e saj në këtë treg.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.