FITORJA

Uji para ngrënies ndihmon në humbjen e peshës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pirja e dy gotave me ujë para çdo ushqimi në tre herë në ditë, mund të ndihmojë shumë në humbjen e peshës. Hulumtuesit në Universitetin e Birmingamit kanë mbikëqyrur ecurinë e 84 njerëzve me mbipeshë gjatë një periudhe 12 javore, raporton Independent.

Pacientëve u janë dhënë këshilla se si të përshtatin më mirë ushqimin e tyre me ushtrime, transmeton Koha.net. 41 prej personave që ishin pjesë e këtij eksperimenti u tha që të pinin rreth 500 ml ujë para çdo vakti të ushqimit dhe 43 të tjerëve u thanë që të imagjinojnë se kanë barkun e mbushur para se të hanin ushqimin.

GRANDEMALL

Atyre që u thanë se duhet të pinë ujë para se të hanë ushqimin në tre vakte kryesore kishin humbur një peshë mesatare prej 4.3 kilogram, gjatë 12 javëve, kurse ata që nuk u kishin thënë të pinin ujë para ushqimit, ose që pinin shumë pak ujë, kishin humbur një mesatare prej 0.8 kg.

“E mira e këtyre gjetjeve qëndron në thjeshtësinë. Vetëm duhet të pini dy gota ujë, tre herë në ditë para ushqimit tuaj kryesor mund t’iu ndihmojë në humbjen e peshës. Kur kjo kombinohet me udhëzime të shkurtra të dietave të shëndetshme dhe ushtrime të tjera, kjo do ndihmojë në humbjen e peshës edhe më shumë”, është shprehur Dr. Helen Parretti, ligjëruese në universitet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.