Hidromorava

Uglanini ua kërkon votat shqiptarëve të Luginës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë së Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, Sulejman Uglanin, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka vizituar dje Buajnocin.

Ai u takua këtu me kryetarin Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi.
“Vëllezërit shqiptarë duhet të dalin në zgjedhje, ngase vetëm përmes votës së lirë mund t’i përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvendin Republikan të Serbisë. Gjatë mandatit të kaluar kemi pasur rastin shpesh përmes rrugëve parlamentare dhe qeveritare të përfaqësojmë interesat e pakicave kombëtare, duke mos lënë anash për asnjë çast edhe interesat e shqiptarëve. Përmes Ministrisë për investime kapitale, jemi mundur të jemi pjesë e disa projekteve me rëndësi për qytetarët e këtyre komunave”, tha mes tjera Sulejman Uglanini, duke rikujtuar se këto zgjedhje mbahen më 16 mars, njofton Qendra Informative e BIPBM-së e Bujanocit.

KKVITI

Për Parlamentin e Serbisë në këto zgjedhje nga Lugina e Preshevës i vetmi kandidat është Riza Halimi. Të gjitha partitë e tjera janë deklaruar kundër pjesëmarrjes në zgjedhje.