UEFA shkrim për Donis Avdijajn
Donis Avdijaj është përzgjedhur si talenti i javës nga UEFA ku kanë bërë edhe një shkrim interesant për të.
Në një shkrim në faqen e saj në internet shkruan se mesfushori me tipare sulmuese i Schalkes, por që është i huazuar te Sturmi Graz, edhe pse vetëm 19-vjeçar vlera e tij është 50 milionë euro.
“Futbolli është një sport emocional dhe këtë e tregoj”, thotë Donis Avdijaj për uefa.com.
Vlerësim për të japin njerëzit që kanë punuar. “Donisi ka cilësi dhe mund të bëhet si Max Meyer. Por vetëm talenti nuk mjafton, duhet të përdorësh mendjen”, deklaroi menaxheri i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt.
“Edhe pse është i ri, ai ka krijuar opinionin e tij. Ne na duhet tipat me karakter në futboll. Donisi ka shumë cilësi, kjo ishte arsyeja pse e mora këtu”, pranoi trajneri i Strum Grazit, Franco Foda.
Donis Avdijaj është aktivizuar me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë. UEFA kujton se ai ka prindër shqiptarë. Megjithatë zgjedhja e tij e momentit është vendlindja e tij dhe jo vendi i origjinës. Trajneri Gianni De Biasi në një nga daljet e tij për mediat pranoi se nuk ka në plan të takojë lojtarin, një shenjë kjo se ndoshta nuk është më në planet e tij.
Letërnjoftimi i lojtarit
Emri: Donis Avdijaj
Ekipi: Sturm Graz (i huazuar nga Shalke)
Pozicioni: sulmues/mesfushor
Kombësia: Gjermane/Shqiptare
Datëlindja: 25 gusht 1996
Këmba e preferuar: e djathta
Gjatësia: 172 cm


